Programi Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri

?

Anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe një grup sipërmarrësish shqiptarë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, morën pjesë në Tryezë e Rrumbullakët “Rritja e aksesit në financa – Instrumentat financiarë të Programit në mbështetje të SME-ve Shqiptare”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri (PRODAPS & IASME), organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri është një program i përbashkët i Qeverisë Shqiptare për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME), me anë të ndërhyrjeve që synojnë krijimin e një ambjenti të favorshëm për lehtësimin e qasjes në kreditin bankar, për të përmirësuar teknologjinë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregun lokal dhe ndërkombëtar, nëpërmjet inovacionit teknologjik dhe përmirësimit të standarteve të prodhimit.

Programi parashikon dy instrumentë të rëndësishëm financiarë (komponentë të huasë së butë): 42,5 Million EURO (Faza 1 – PRODAPS: 27, 5 Mil. Euro dhe Faza 2 – IASME: 15 Mil. Euro) dhe një komponent Grant: 1.7 Mil. EURO.
Programi ka si qëllim të kontribuojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke mbështetur zhvillimin e gjerë të sipërmarrjes vendase e duke nxitur njëkohësisht zbatimin e standarteve të cilësisë, qëndrueshmërisë mjedisore, krijimin e vendeve të reja të punës si dhe përmirësimin në përgjithësi të kushteve të punës.

Faza e parë e programit PRODAPS parashikon 3 komponentë të rëndësishëm, me synim përmirësimin e aksesit në kredi për SME Shqiptare:

1. Linjë kredie – 25 milion Euro (fond i qarkullueshëm) me interesa të ulta, në favor të SME – ve;
2. Fond Garancie – 2,5 milion Euro, mbështetje për SME-të për marrjen e kredive bankare, kur ato kanë mungesë kolaterali.
3. Asistencë teknike – 1,7 milion Euro për realizimin e Programit, Fond Dhuratë nga Qeveria Italiane.

Faza e dytë e programit IASME, parashikon:

1. Rifinancimin e Linjës së Kredisë me një fond shtesë prej 11 milion Euro, me një fond të veçantë për të mbështetur “projektet e vogla” (15.000 deri në 50.000 Euro), kryesisht në sektorin agro-ushqimor, etj (3.5 milion Euro);
2. Rritjen e aftësisë financiare të Fondit të Garancisë, të Fazës së parë të Programit e Zhvillimit të SME-ve Shqiptare (2.5 milion Euro shtesë);
3. Financimin e veprimtarive që shoqërojnë dhe mbështesin përfituesit, nëpërmjet vënies në dispozicion të një fondi të Asistencës Teknike (1.5 milion Euro).

Më shumë informacion rreth programit si dhe formularit të aplikimit, do të gjeni në adresën Web: www.prodaps.al