Prezantohet “Platforma Ekonomike e Sipërmarrjes” nga Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes

Prezantohet “Platforma Ekonomike e Sipërmarrjes” nga Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes

Sot më datë 13 qershor 2017, Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipermarrjes, ku pjesë e këtij forumi është edhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, organizuan një konferencë për shtyp për të prezantuar platformën ekonomike të sipërmarrjes.

Forumi i  Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes, pas konsultimit të vazhdueshem me të gjithë organizatat e biznesit, prej disa muajsh kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend, si dhe platformat ekonomike të të gjithë spektrit politik në fushatën elektorale.

Në respektim të plotë të rolit që ka sipërmarrja private në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe të detyrimit për ta përfaqësuar denjësisht atë në marrëdhënie me politikën dhe qeverinë, ekspertët e këtij forumi kanë përgatitur një platformë për t’ja paraqitur forcave politike me qëllim që të merret në konsiderate dhe të përfshihet në programin e tyre elektoral për pjesën ekonomike.

Platforma e propozuar nga Forumi i  Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes ka si synim zhvillimin ekonomik të qendrueshëm i cili mbështetet në identifikimin dhe analizën e kapaciteteve, potencialeve dhe burimet që ofron vendi ynë.

Propozimi i këtij forumi është si më poshtë:

  1. Hartimi i një modeli të zhvillimit ekonomik të vendit për një periudhe 10-15 vjeçare, në konsultim të ngushtë me sipermarrjen, bazuar në kapacitetet, potencialet dhe burimet që ofron vendi ynë dhe duke e garantuar atë me miratim në konsensus të gjerë politik të formalizuar në Kuvendin e Shqipërisë.
  2. Rritja e konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare duke patur në vëmendje sektorët me prioritarë për të cilët duhen pregatitur menjëherë një serë paketash lehtësuese me karakter ligjor, procedural, tatimor dhe tarifor:
  • Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe garantimi i sigurisë ligjore;
  • Përmirësimi i kuadrit rregullator procedural;
  • Përmirësimin e klimës së investimeve dhe të bërit biznes;
  • Hartimin e politikave fiskale dhe përmirësimit të sistemit tatimor dhe atij doganor;
  1. krijimit te nje sistemi taksimi ne nje kuote të pranueshme të dakordësuar me sipërmarrjen;
  2. uljes së moderuar e nivelit të TVSH dhe përshkallezimin në zbritje për disa sektore specifik;
  3. futjes në të gjithë nivelet e sipërmarrjes së skemës së TVSH;
  4. heqjes përfundimisht e fashave të llogaritjes së taksimit për sipermarrjen pa referencë xhiron vjetore;
  5. heqjes së disa taksave dhe tatimeve të panevojshme të mbetura në sistem pa asnjë vlerë për buxhetin e shtetit por duke krijuar vështirësi për sipërmarrjen;
  6. rikategorizimit të llojeve të sipërmarrjes (sipas ligjit për tregtarët dhe shoqëritë tregtare), duke shtuar kategori të reja dhe bërë lehtësime fiskale sipas kategorive;
  7. përmirësimit të sistemit të rimbursimit të TVSH dhe Akcizës.
  • Përmiresimit të politikave tregtare duke mbajtur në fokus politikat mbështetëse mbi prodhimin vendas dhe nxitjen e eksporteve nëpërmjet:
  1. Rishikimit të taksave vendore për industrinë prodhuese;
  2. Përmirësimin e infrastrukturës publike për një akses më të shpejtë dhe cilësor në territor;
  3. Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe produkteve utilitare në shërbim të aktivitetit të sipërmarrjes si psh: energjia elektrike, ujësjellës dhe kanalizimi, etj;
  4. Heqja e TVSH për energjinë elektrike për sipërmarrjen prodhuese;
  5. Ulje e çmimit të lëndëve djegëse për sipërmarrjen prodhuese;
  6. Përmirësimi i procesit të inspektimit dhe shtrirja e inspektimit online si një skemë që mbështet prodhuesit e formalizuar dhe lufton informalitetin;
  7. Mbështetje për rritjen e standartit dhe cilësisë së produkteve shqiptare;
  8. Lehtësimi i procedurave doganore dhe kufitare;
  9. Rritja e fondeve mbështetëse për promovimin e “Made in Albania” si produkte me origjine të mbrojtur dhe të kontrolluar.
  1. Rritja e punësimit duke u bazuar në identifikimin e potencialeve dhe burimeve që ofron territori dhe duke u mbështetur në cilësinë dhe standartin e sistemit edukativ. Rritja e punësimit duhet të jetë jo vetëm numerike por e zgjuar dhe e qëndrueshme pasi duhet t’i përshtatet modelit të zhvillimit ekonomik 10-15 vjeçar.
  2. Përmirësimi i Dialogut Publik Privat si një nga elementet kryesor të bashkëpunimit me sipërmarrjen private dhe garantimin e efikasitetit të politikave publike që prekin drejtpërdrejt ekonominë. Ky dialog duhe të garantohet nëpërmjet riaktivizimit të plote të legjislacionit aktual për konsultimin publik ( ligji i vitit 2014 që deri më tani të aplikuar vetëm në mënyre sporadike) dhe ndergjegjësimin të hartuesve të plotikave publike, që dialogu me sipërmarrjen paraprakisht dhe përgjatë miratimit të strategjive, prioriteteve, akteve ligjore dhe nënligjore, do të krijonte një ambjent të përshtatshëm dhe lehtësues për një zhhvillim ekonomik të qendrueshëm dhe në harmoni me rritjen e performancës së sipërmarrjes.
  1. Agrobiznesi dhe Zhvillimi Rural
  • Konsolodimi rrjetit ekzistues të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, duke formalizuar dhe përsosur më tej strukturën e tyre organizative, në nivel lokal dhe kombëtar.
  • Rritja e ndergjegjësimit të aktorëve ekonomikë, kombëtar mbi potencialin e sipermarrjeve dhe fermerëve shqiptarë të angazhuar në zhvillimin e agrobiznesit dhe zonave rurale në tërësi.
  • Rinovimi i Parkut të Mekanikës Bujqësore dhe shtimi linjave të përpunimit të lëndëve të para në vend.
  • Evidentimi dhe analizimi sa më i plotë, transparent dhe të saktë të tokave djerrë ose të pakultivuara me mekanikë bujqësore, si dhe të potencialeve apo aseteve të tjera në zonat rurale, që janë në pronësi apo përdorim të sektorit privat dhe atij publik.
  • Mbështetja e metodave inovative dhe programeve prodhuese intensive për të siguruar një mekanikë performante, duke synuar në veçanti reduktimin e kostove energjetike, nepërmjet zëvendësimit të karburantit të importuar me karburant të prodhuar dhe përpunuar në vend.
  • Ulja e kostove për fermerët në aksesin në financë, si dhe mbeshtetja e tyre në garantimin dhe marrjen e financimeve më të mëdha dhe të përshtatura ndaj nevojave të tregut.

6. Turizmi dhe Agroturizimi

Nxisim partitë politike për të hartuar një paketë masash specifike për investime në përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike.