Panairi i Ushqimit dhe Agrokulturës në Budapest, organizon eventin e radhës në datat 20-24 shtator 2017. Panairi OMEK ka një histori dhe traditë ndër vite duke u kthyer në një nga panairet më të rëndësishme në Europën Qendrore. Në vitin 2015, Panairi kishte 950 ekspozitor dhe u vizitua nga mijëra vizitore.
Këtë vit, Panairi- OMEK ka në fokus hortikulturën, makineritë në agrokulturë, prodhimin e ushqimeve me cilësi të lartë, prodhimet lokale, zhvillimin rural dhe turizmin ekologjik, tematika këto të rëndësishme për sektorin e agrokulturës dhe ushqimit në vendin tonë. Duke qenë se kompanitë shqiptare janë gjithmonë në kërkim të mundësive të reja për të zgjeruar tregun e tyre, gjykojmë se pjesëmarrja juaj do të ishte e vlefshme për punën tuaj. Pjesëmarrja juaj në këtë panair mund të jetë në formën e ekspozimit, takimeve B2B, pjesëmarrës në konferencë ose vizitor. Bashkangjitur gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm sa i përket panairit.
Për çdo informacion shtesë, mund të drejtoheni në adresën e mëposhtme:
Illes Bálint –Këshilltar për agrokulturën dhe mjedisin për vendet e Ballkanit Perëndimor
Tel.: +382 20 602 880, +382 20 602 910
Mobil: +382 67 621 738
Fax: +382 20 625 243
E-mail: [email protected]
Web: www.kormany.hu
Download Attachments:
–Application for professional exhibitors
–Application for small producers