Zhvillohet prezantimi mbi Faktoring dhe Leasing për industrinë prodhuese, shërbime ofruar nga Albanian Financial Institution

U zhvillua sot më 5 tetor 2017, në ambjentet e Hotel Tirana International, prezantimi me temë “Aksesi në financa- Instrumentet financiare në mbështetje të industrisë prodhuese”. Albanian Financial Institution (AFI), institucioni financiar jo bankar, prezantoi para subjekteve prodhuese shërbimet e saj lidhur me Faktoring dhe Leasing.

Faktoring: është një risi për tregun shqiptar, prezantuar për herë të parë në Shqipëri nga AFI, si një instrument në ndihmë të sipërmarrjeve prodhuese. Faktoringu është një burim financimi  afatshkurtër që i ofrohet një kompanie (furnitorit të produktit apo shërbimit) bazuar mbi shitjen e llogarive të arkëtueshme të saj me një çmim të reduktuar tek një kompani e cila quhet Faktor. Faktoringu është një paketë unike shërbimesh e krijuar për të lehtësuar problemet tradicionale të shitjes me arkëtim të mëvonshëm.

Leasing (Qira Financiare): Qiraja financiare është një burim financimi afatmesëm dhe afatgjatë i mjeteve apo paisjeve të prekshme.

Subjektet prodhuese të interesuara që nuk mundën të ishin të pranishëm në këtë prezantim, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Albanian Financial Institution si më poshtë:

Rr. Themistokli Germenji ( ish zyrat e digitalb ) Prane RTVSH-se Tirana, Albania
Tel/Fax ++355 4 22 58 326
Web Page: www.afinstitution.com