Publikohen në platformën online e-albania 9 shërbime për biznese
October 10, 2017Ftohen NVM shqiptare për pjesëmarje në Fondet Grant
October 10, 2017
Më 10 tetor 2017, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë zhvilloi një takim pune me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato.
Disa nga çështjet që u shtruan në këtë tryezë me synim rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve të ndryshëm të prodhimit vendas ishin:
- Përmirësimi i klimës së biznesit nëpërmjet përforcimit të mekanizmave të dialogut publik-privat duke kërkuar përfshirjen e këtij organizmi në grupe punë, tryeza teknike, komitetet dhe këshillat që do të marrin në shqyrtim ekonominë dhe çështjet e sipërmarrjes prodhuese. Si një masë paraprake u kërkua ndërhyrja në Ligjin për Konsultim Publik duke kërkuar vendosjen e penaliteteve për nëpunësit ose zyrtarët publik të cilët nuk e respektojnë këtë Ligj.
- Ulja e informalitetit nëpërmjet rritjes së inspektimeve edhe te subjektet informale. Mbështetja e futjes së skemës së TVSh-së dhe në tregun e shitjes në pakicë. Rishikimi i legjislacionit për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, duke formalizuar dhe përsosur më tej strukturën organizative, në nivel lokal dhe kombëtar. Hartimi dhe implementimi i regjistrit elektronik të fermës, kartës elektronike të fermerit, si dhe krijimi i Qendrës Kombëtare të Agrobiznesit.
- Rritja e standartizimit dhe konkurrueshmërisë si faktor kyç për sfidën Evropiane dhe atë Ballkanike. Analizë të situatës aktuale të ekonomisë në krahasim me rajonin dhe për të parë avantazhet krahasuese. Propozim për ngritjen e një grupi pune me ekspertë nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe me përfaqësues nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ku të diskutojnë dhe të japin zgjidhje problematikave të hasura nga sipërmarrësit prodhues vendas në sektorë të ndryshëm. Nxitja e eksporteve me vlerë të shtuar, rishikimi i tarifave për shërbimet portuale etj.