Ekspozita ndërkombëtare “Modexpo 2018”, 15-18 nëntor 2018

Më datat 15-18 nëntor 2018, në Bukuresht, Rumani, do të mbahet edicioni i 26-të i Modexpo.

Modexpo 2018 është ekspozita ndërkombëtare e tekstileve, e rrobave të gatshme, artikujve prej lëkure, gëzofi, këpucëve dhe pajisjeve të industrisë së lehtë. Kjo eshtë një ekspozitë B2B dhe B2C e dedikuar për specialistë dhe audiencë të madhe profesionistësh. Modexpo synon të bëhet një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë tekstile të Rumanisë, që përfaqëson platformën ideale për të nisur dhe shitur prodhime të reja, për të zhvilluar marrëdhënie të reja biznesi dhe për të nënshkruar kontrata. Ky event ka si qëllim të mbështesë kompanitë që aktivizohen në industrinë e lehtë, duke lehtësuar qasjen në tregjet e reja.

Pjesëmarrësit në Modexpo do të jenë: prodhues të industrisë së lehtë, importues, eksportues, projektues, shpërndarës, tregtarë, specialistë, si dhe audienca e përgjithshme.

Për më shumë mbi sektorët e ekspozitës dhe për të qënë pjesë e eventit vizitoni linkun: http://www.modexpo.ro/en/