Mundësi bashkëpunimi në forumin e rradhës “ Marketplace Austria Food 2018”

Dhoma Ekonomike Federale Austriake në bashkëpunim me AiDA-n, si partnere e Enterprise Europe Network, organizon më datë 17 tetor në Vjenë formunin e bashkëpunimit ndërkombëtar për prodhuesit e ushqimit austriak.

I cilësuar si një ndër eventet më të rëndësishme të ushqimit, mundëson takime të vlefshme B2B për sektorin e ushqimit dhe të pijeve.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takojnë nga afër prodhuesit më të mëdhenj austriak, të shohin nga afër proceset dhe paisjet më të fundit inovative dhe shkëmbimin e eksperiencave me prodhuesit më të mirë në botë.

“ Marketplace Austria Food 2018” është rasti perfekt për ato kompani që duan të prodhojnë produkte te reja dhe të plotësojnë nevojat e tregut me cilësin më të lartë.

Ftojmë të gjitha kompanitë shqiptare, që operojnë në këtë sektor, të bëhen pjesë e këtij forumi. Për më tepër klikoni linkun: https://food2018.b2match.io/