Rritet Produkti i Brendshëm Bruto për vitin 2018 me 4,45 % kundrejt një viti më parë

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2018 vlerësohet me rritje prej 4,45 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2017.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Industria, Energjia dhe Uji me +2,42 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,54 pikë përqindje, Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,37 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,30 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,28 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,17 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me +0,11 pikë përqindje.

Negativisht kontribuoi aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit me -0,09 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me – 0,04 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,39 pikë përqindje