Bizneset afat deri më 31 korrik për të dorëzuar bilancet e vitit 2017

Qendra Kombëtare e Biznesit në një njoftim zyrtar të saj, njofton të gjithë bizneset që janë të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi duhet të depozitojnë pranë saj bilancin dhe raportin e auditit sipas parashikimeve në ligj deri në datë 31 korrik 2018. Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi ligjor qkb-së i lind e drejta që të gjobisë bizneset 15 000 lekë.

Depozitimi i dokumentave mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit. Bëjnë përjashtim subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit, aplikimet e të cilëve do të vijojnë të kryhen vetëm në sportelet e shërbimit të qkb-së.

Dokumentat të cilat duhet të dorëzohen pranë QKB-së janë:

  • Pasqyrat financiare vjetore të skanuara ne format PDF;
  • Raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme);
  • Vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesave ligjore).

Mënyra e depozitimit:

  • Depozitimi i dokumentave të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit;
  • Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF, ku cdo dokument të ngarkohet si një dokument i vetëm;
  • Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike;
  • Shërbimi ofrohet pa pagesë.

Për më shumë informacion vizitoni: www.qkb.gov.alwww.e-albania.al