Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin Qershor 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2018, krahasuar me Maj 2018, është -0,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,25 pikë përqindje;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,59 pikë përqindje;
  • “Transporti” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje;
  • “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje;
  • “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,11 pikë përqindje;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje;
  • “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje;
  • “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili;
  • “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje;
  • “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje;

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Qershor 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,2 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3,3 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Transporti” me 3,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 22,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 2,9 %, “vajra dhe yndyrna me 2,5 %, “fruta” me 0,9 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 0,6 %.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Maj 2018, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 0,5 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,3 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” shënuan një rritje prej 0,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpuce” 0,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 % secili.