Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2018 është 2,1 %.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,7 %, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,4 %;
  • “Veshje dhe këpucë” me 3,0 %;
  • “Transporti” me 2,6 %;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 2,2 %;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,0 %;
  • “Shërbimi arsimor” me 0,9%;
  • “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 % secili;
  • “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5%, etj.

Në muajin Qershor 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,1 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupeve “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3 % secili, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 0,5 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Transporti” me 0,2 % secili. Në grupet e tjera nuk pati ndryshime krahasuar me muajin e mëparshëm.

Për më shumë informacion, lutemi klikoni këtu