“Textile, Leather & Fashion Expo 2018”, 19-20 Tetor

“Textile, Leather & Fashion Expo 2018”, 19-20 Tetor

Në datat 19-20 Tetor 2018,  do të zhvillohet panairi i parë dedikuar industrise tekstile, kepuceve dhe asaj te modes “Textile, Leather & Fashion Expo 2018”, organizuar nga Expocity Albania.

Synimi i këtij organizimi është të fokusohet në potencialin e industrisë tekstile, të këpucëve dhe asaj të modës në tregun shqiptar, rajonal e më gjerë dhe në rritjen e bashkëpunimit në tregun rajonal. Stimulimi i bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja i hap rrugë zhvillimit të mëtejshëm të industrisë duke sjellë gjithashtu vëmendjen tek përmirësimi i kushteve të punës, bazuar në standartet ndërkombëtare. Tendenca e tregut evropian është rritja e kërkesës për bashkëpunim me vendet me origjine evropiane specifikisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Sektori i tekstileve dhe këpucëve është një sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe luan një rol vendimtar në mirëqënien sociale dhe ekonomike në disa rajone të vendit.

Ftohen kompani shqiptare të marrin pjesë në këtë panair i cili paraqet një mundësi të shkëlqyer për krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteve me kompanitë më prestigjioze në fushën e tekstileve, këpuceve  dhe modës. Gjithashtu, kjo platforme ofron kushtet optimale për prezantimin dhe promovimin e mëtejshëm të kompanive në tregun shqiptar dhe atë rajonal, prezantimin e shërbimit, produkteve dhe gjithashtu edhe teknologjive me inovative të sektorit.

Vendi: Expocity, Shqipëri