Indeksi i Çmimeve të Prodhimit

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, indeksi i çmimeve të prodhimit arriti 103,5, në tremujorin e dytë të vitit 2018,  duke u rritur me 2,4 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017.

Indeksi i çmimeve të prodhimit, në tremujorin e dytë 2018, shënoi rritje me 0,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit

  • Rritjen më të madhe e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “Industri nxjerrëse” me 17,5 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 31,0 %.
  • Në tremujorin e dytë 2018, çmimet e prodhimit në aktivitetet e “Industrisë përpunuese” kanë shënuar ulje me 0,9 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 2,7 %, “Metalurgjia” me 1,1 %, “Konfeksionimi i veshjeve” me 2,4 % dhe “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 2,1 %.

Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase arriti 100,9, duke u rritur me 1,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017.

Indeksi i çmimeve të eksportit arriti 108,4, duke u rritur me 4,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të prodhimit

Indeksi i çmimeve të prodhimit, në tremujorin e dytë 2018, shënoi rritje me 0,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.

  • Çmimet e prodhimit, në seksionin ”Industri Nxjerrëse” shënuan rritje me 5,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.
  • Çmimet e prodhimit në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” janë rritur me 10,7 %.
  • Çmimet e prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” kanë shënuar ulje me 0,6 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 0,6 %, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,0 % dhe “Metalurgjia” me 0,4 %.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase ka shënuar ulje me 0,1 %. Në këtë ulje ndikim kryesor e ka dhënë ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionin “Industri Përpunuese” me 0,2 %.

Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar rritje me 1,1 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 7,8 %.

Për më shumë informacion klikoni në dokumentin këtu