Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2018

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2018 është 2,2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,6 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2018, krahasuar me Korrik 2018, është 0,4 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit: 

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,10 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,59 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,18 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili;
  •  Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Shëndeti” dhe “Mobilje, pajisje dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Gusht 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5,3 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,0 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,8 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 2,4 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,6 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna me 2,6 %, “peshk” me 2,4 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 1,0 %, pasuar nga“fruta” me 0,4 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Korrik 2018 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8 %, pasuar nga “Argëtim e kulturë” me 0,4 %, “Transporti” me 0,3 %, “Mobilje, pajisje dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” shënuan një ulje prej 0,2 %.

Për më shumë shikoni këtu