Tregtia e Jashtme, Gusht 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT,  eksportet e mallrave në muajin Gusht 2018, arritën vlerën 20 mld lekë, duke u ulur me 23,9 %, në krahasim me Korrik 2018. Importet e mallrave arritën vlerën 48 mld lekë, duke u ulur me 17,3 %, në krahasim me Korrik 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 28 mld lekë, duke u ulur në krahasim me Korrik 2018.

Në tetëmujorin e vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 205 mld lekë, duke u rritur me 16,1 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 416 mld lekë, duke u rritur me 4,0 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 211 mld lekë, duke u ulur me 5,6 %, krahasuar me vitin 2017.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

Rritja vjetore e eksporteve, prej 10,4 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +2,1 pikë përqindje;
  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +11,1 pikë përqindje;
  • “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +1,2 pikë përqindje“.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Tekstile dhe këpucë” me -2,6 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij tetëmujori, janë rritur me 16,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve janë:

  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +6,0 pikë përqindje;
  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,2 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +2,9 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me -0,03 pikë përqindje.

Për më shumë klikoni këtu.