Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2018

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2018 është 1,9 %. Edhe një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %.
Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2018, krahasuar me Shtator 2018, është – 0,2 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga +0,70 pikë përqindje secili
  • Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,26 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili;
  • Çmimet e grupeve “Mobilje, paisje shtëpie dhe mobilime” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili;
  • Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar respektivisht me -0,02 dhe -0,01 pikë përqindje.

Mbi ndryshimet vjetore të grupeve kryesore dhe ndryshimet mujore të grupeve kryesore shihni dokumentin këtu.