Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2018, arriti 105,9 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2018 është 1,8 %. Edhe një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2018, krahasuar me Nëntor 2018, është 1,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,10 pikë përqindje;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga +0,45 pikë përqindje;
  •  “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje;
  •  “Transporti” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje;
  •  “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje;
  •  “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje;
  •  “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje;
  •  “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili;
  • “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,06 pikë përqindje;
  •  “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.

Për më shumë klik linkun këtu