Tregtia e Jashtme, Dhjetor 2018

Në muajin Dhjetor 2018 eksportet e mallrave ulen me 20,5 %, në krahasim me një muaj më parë dhe një ulje prej 1.7 % me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë.

Importet e mallrave u rritën me 6,9 %, në krahasim me një muaj më parë dhe u ulën me 1,3 % në krahasim me një vit më pare. Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 38 mld lekë, duke u ulur me 1,0 %, krahasuar me Dhjetor 2017 dhe rritur me 32,6 %, në krahasim me Nëntor 2018.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

Ulja vjetore e eksporteve prej 1,7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Tekstile dhe këpucë” me -2,1 pikë përqindje;
  • “Prodhime druri dhe letre” me -0,5 pikë përqindje;
  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,4 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi:

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +0,9 pikë përqindje.

Për më shumë klikoni raportin e plotë.