Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, T4 – 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, indeksi i çmimeve të prodhimit arriti 103,3, në tremujorin e katërt të vitit 2018,  duke u rritur me 0,5 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2018.

Indeksi i çmimeve të prodhimit, në tremujorin e katërt 2018, shënoi ulje me 0,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit

  • Rritjen më të madhe e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “Industri nxjerrëse” me 4,3 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 6,5 %.
  • Në tremujorin e katërt 2018, çmimet e prodhimit në aktivitetet e “Industrisë përpunuese” kanë shënuar ulje me 1,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 1,3%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,9%, “Metalurgjia”  me 3,1%  dhe “Konfeksionimi i veshjeve” me 1,5%.

Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase arriti 101,2, duke u rritur me 1,0%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017.

Indeksi i çmimeve të eksportit arriti 106,6, duke u ulur me 0,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të prodhimit

Indeksi i çmimeve të prodhimit, në tremujorin e katërt 2018, shënoi ulje me 0,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.

  • Çmimet e prodhimit, në seksionin “Industri Nxjerrëse” shënuan  ulje me 6,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë  2018.
  • Çmimet e prodhimit në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” janë ulur me 10,4 %.
  • Çmimet  e prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” nuk kanë shënuar ndryshim, krahasuar me tremujorin  e  mëparshëm. Në  këtë industri çmimet  e  prodhimit të  produkteve  në aktivitetin “Prodhimi  i produkteve minerale jo metalike” dhe “Përpunimi i produkteve ushqimore” janë rritur respektivisht me 0,2%  me  0,6%. Ndërsa çmimet e prodhimit në aktivitetin “Metalurgjia” janë ulur me 0,4%.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase ka shënuar ulje me 0,1%. Në këtë ulje ndikimin kryesor e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 3,2 %.

Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar ulje me 2,1%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndikimin  kryesor  në  këtë ulje e  kanë  dhënë çmimet  e  prodhimit  të  produkteve  në  seksionin “Industri Nxjerrëse” me 8,1%.

Për më shumë informacion klikoni raportin e plotë.