Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shkurt 2019 është 1,7 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shkurt 2019, krahasuar me janar 2019, është 0,6 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin shkurt është ndikuar kryesisht nga grupet:
Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe“Transporti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje secili.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:
Krahasuar me muajin shkurt 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8%, pasuar nga grupet:
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,5%,pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,3%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 26,4%, pasuar nga nëngrupet“ qumësht, djathë dhe vezë” me 2,0%, “peshk” me 1,1%,etj.
Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit“fruta” u ulën me 5,0%, pasuar nga “bukë dhe drithra” me 1,1%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 0,6%, etj.
Për më shumë klikoni materialin.