Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Mars 2019

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2019 është 1,1%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0 %.Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në mars 2019, krahasuar me shkurt 2019, është -0,3%.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin shkurt është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike”me +0,72 % ;
  •  “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,21% ;
  • “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,04 %, etj ;

Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, dhe “Argëtim dhe kulturë”, etj kanë kontribuar me +0, 03% secili;

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin mars 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%, pasuar nga grupet

  • “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,2 %,
  • “Argëtim dhe kulturë” me 1,1 %,
  • “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 % secili, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me -0,4%.Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 15,7 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 2,8%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,1 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “fruta” u ulën me 7,8 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 0,7%, “bukë dhe drithra” me 0,6 %, etj.

Për më shumë klikoni materialin.