Tregtia e Jashtme, Mars 2019

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në mars 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 28 mld lekë, duke u rritur me 2,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 23,0 %, në krahasim me shkurt 2019. Importet e mallrave arritën vlerën 56 mld lekë, duke u rritur me 1,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 12,1 %, në krahasim me shkurt 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 28 mld lekë, duke u ulur me 0,5 %, krahasuar me mars 2018 dhe rritur me 3,1 %, në krahasim me shkurt 2019.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Rritja vjetore e eksporteve prej 2,7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”me +3,8 %,
  • “Ushqime, pije, duhan” me +1, %,
  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,1 %.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi“Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,6 pikë përqindje.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin mars 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me mars 2018 janë:

  • Italia (7,3 %),
  • Kosova (86,8%),
  • Maqedonia(45,6%).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë:

  • Gjermania (-13,5 %),
  • Spanja (-54,4 %),
  • Greqia (-14,8 %).

Për më shumë klikoni raportin e plotë.