Gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u zhvillua një tryezë diskutimi mbi projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i njohur si projektligji për “Fiskalizimin”. Në kuadër të konsultimit publik, kjo tryezë u zhvillua me përfaqësues të shoqatave të biznesit, ne të cilën mori pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra.
Tryeza nisi me një prezantim nga ana e Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, z. Elton Haxhi, të pikave kryesore të projektligjit, me synim njohjen nga ana e përfaqësuesve të shoqatave të biznesit të ndryshimeve kryesore që parashikohen nga zbatimi i Fiskalizimit.
Takimi vijoi me marrjen e mendimeve dhe komenteve nga ana e përfaqësuesve të shoqatave të biznesit, të cilat do të shqyrtohen në kuadër të përmirësimit të draftit të projektligjit.