Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Korrik 2019

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2019 është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2019, krahasuar me Qershor 2019, është – 0,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,07 pikë përqindje, pasuar nga grupet:

  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,16 pikë përqindje;
  • “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje secili;
  •  “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje;
  • “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje;
  •  “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje;
  • “Shëndeti” dhe “Transporti” kanë kontribuar respektivisht me -0,004 dhe -0,003 pikë përqindje.

Mbi ndryshimet vjetore të grupeve kryesore dhe ndryshimet mujore të grupeve kryesore shihni materialin.