Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, T2 – 2019

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit 2019, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 103,2 duke shënuar një ulje me 0,3 % në krahasim me tremujorin e dytë 2018.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në tremujorin e dytë 2019, shënoi rritje me 0,1 % krahasuar me tremujorin e parë 2019.

NDRYSHIMI VJETOR

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” në tremujorin e dytë 2019, ka shënuar ulje me 1,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018, brenda këtij seksioni ulja më e madhe vërehet në aktivitetin “Metalurgjia” me 7,4 %, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,3 % dhe “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 0,1 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në seksionin ”Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me 0,4 %, brenda këtij seksioni ulja më e madhe vërehet në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 1,1 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për Produktet Vendase

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, indeksi shënoi një rritje me 0,8 %, e ndikuar kryesisht nga rritja prej 3,0 % në seksionin “Industri nxjerëse”.

Indeksi i Çmimeve të Eksportit

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, indeksi shënoi një ulje prej 3,3 %. Ulja më e madhe prej 2,6 % vërehet në seksionin “Industria përpunuese”.

NDRYSHIMI TREMUJOR

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, krahasuar me tremujorin e parë 2019, shënoi rritje me 0,1 %. Rritja më e madhe prej 5,2 % vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 0,1 %. Ndërsa indeksi në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar ulje me 1,1 %, ku mund te veçojmë uljen në aktivitetet: “Metalurgjia” me 7,5 %, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 0,4 % dhe “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 0,2 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për Produktet Vendase

Krahasuar me tremujorin e parë 2019, indeksi shënoi një rritje me 0,4 %, e ndikuar kryesisht nga rritja prej 4,1 % në seksionin “Industri nxjerëse”.

Indeksi i Çmimeve të Eksportit

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, indeksi shënoi një ulje me 0,7 %, ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në seksionin “Industri Përpunuese” me 2,6 %.