Anëtarët e Bashkimi të Prodhuesve Shqiptarë kanë zhvilluar mbledhjen e katërt të Bordit Drejtues për vitin 2019. Në këtë mbledhje u diskutua kryesisht mbi aktivitetet e zhvilluar deri më tani për vitin 2019, si dhe çështjet dhe problematika të trajtuar në këtë periudhë.
Përgjatë muajve janar-shtator 2019, ka pasur një larmirshmëri të zhvillimeve të aktiviteteve, në të cilat kanë qenë:
- Mbledhje Asamble/Bordi;
- Zhvillime të komiteteve të politikave;
- Zhvillime të tryezave sektoriale;
- Dëgjesa në komisione parlamentare;
- Komunikime publike.
Çështje të trajtuara
- P.Ligji për Ligjin nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”;
- P.Ligji për Kodin Penal _Siguria Ushqimore dhe Ndotja e Mjedisit;
- Udhëzimi i skemës së furnizimit të mbetjeve industrial e skrapit;
- Për një ndryshim dhe shtese në VKM “Për krijimin e fondit Shqiptarë të Konkurrueshmërisë” – NMV;
- Mbi marrëdhëniet tregtare Shqipëri – Kosovë (problematika e industrisë së birrës);
- Marrëveshja e Tregtisë së lirë Shqipëri – Turqi;
- Projektligji “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.