Panairi “Shqipëria Punon Tokën”

Në datat 16-17 Nëntor 2019 u zhvillua Panairi më i madh agroushqimor në Shqipëri “Shqipëria Punon Tokën”.
Për herë të parë në organizimin e këtij eventi mori pjesë Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, prej të cilës u ftuan 25 biznese të mëdha për të treguar dhe promovuar akoma më tepër prodhimin vendas. Shumë shoqata të njohura për të gjithë, si lëngjet freskuese Amita e Golden Eagle, birrat Tirana, Elbar dhe Stela, ujë Qafshtama, Glina, Lajthiza e Spring, kantinat e verërave Çobo, Nurellari, Belba e Balaj së bashku me shumë biznese të tjera të mëdha si: Tapet Bari Natyral, Gjirofarma, Albanian Herb, Alb Inspekt, Fertileva, Zdravo dhanë shfaqje të shumta për fëmijë, duke tërhequr kështu vëmendje tek qytetarët. Gjithashtu nuk mungoi as show i agroturizmit, ku mbi agroturizmet më të njohura në Shqipëri gatuan live specialitete të ndryshme, disa nga të cilët ishin Mullixhiu e Mrizi i Zanave.
Panairi gjatë dy ditëve të organizimit të tij besohet të ketë mbledhur mbi 10000 të rinj e të reja, burra e gra, fëmijë e të moshuar të cilët erdhën, panë dhe shijuan Shqip. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Bledi Çuçi, si organizatori kryesor i këtij eventi ka qenë prezent dhe ka vizituar stendat e fermerëve dhe bizneseve gjatë të dy ditëve, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erjon Veliaj dhe Kryeministri i Shqipërisë Sh.T.Z. Edi Rama.
Suksesi ishte i garantuar në këtë edicion të tretë të “Shqipëria Punon Tokën”!