Konventa I Prodhuesve Shqiptarë
January 5, 2020
Mbledhja e Parë e Asamblesë 2020
April 6, 2020

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar me date 26 Nentor 2019, ka ndertuar mensen e pare ne Thumane me kapacitet 400 persona per t’i ofruar familjeve te prekura ushqim te ngrohte te gatuar ne cast per dite me rradhe.
Falenderojme prodhuesit shqiptar qe kontribuan ne ndertimin e kesaj hapesire.
Shprehim dhe nje here ngushellimin tone per viktimat e kesaj katastrofe dhe shpresojme te perfundoje me kaq. Ne do te vazhdojme te ofrojme ndihmen tone edhe ne menyra te tjera.

Ne diten e dyte ne kampin e emergjencave te Thumanes, ne mensen e ndertuar nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar, ku z. Bledar Kola, nje nga kuzhinieret me ne ze te vendit tone, se bashku me stafin e tij, ka dhene kontributin e tij gjate dites se sotme duke pergatitur ushqime te ngrohta per banoret e zones.
Familjaret e Thumanes po kalojne dite shume te veshtira, nevojitet solidariteti i gjithesecilit per t’i ndihmuar keta banore ta kalojne sa me lehte kete periudhe te erret!

Ne diten e fundit ( e kateret) e fazes se pare te kontributit tone ne ndihme te banoreve te Thumanes. Shpresojme te kemi qene nje ndihme ne kete periudhe te veshtire per cdo familje atje. Falenderojme shume per mbeshtejen e madhe te gjithe anetaret e Bashkimit te Prodhuesve qe bene te mundur kete gje, Bledar Kolen dhe miqte e tij guzhiniere, Arditin dhe Klajdin qe ju bashkuan inisiatives tone duke gatuar disa dite me rradhe pa u lodhur. Falenderojme Forcat e Armatosura te cilet na asistuan dhe ndihmuan gjate pregatitjes dhe ndertimit te tendes dhe per te cilet duhet te jemi te gjithe krenare pasi padyshim mbeten pjesa me e mire e ketij vendi. Nje falenderim te vecante per Mentor Kikia dhe vullnetareve te tij, si dhe Don Enzo Zago dhe Famullia e Blinishtit per punen vullnetare te palodhur. Shkeputemi perkohesisht nga Thumana per tu rikthyer ne fazen e dyte te rindertimit pasi te perfundoje procesi i vleresimit dhe i hartimi te planit te rindertimit te zones. Bashkimi i Prodhuesve dhe anetaret e saj do te vijojne te mbeten te angazhuar dhe te vemendshem per cdo nevoje imediate qe banoret do te paraqesin gjate ketyre diteve deri ne stabilizimin e situates.