Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, takim me përfaqësues të Shoqatës
May 12, 2020
EU for inovation
May 27, 2020
GJOBITEN SUBJEKTET TË CILAT NUK KRYJNË APLIKIMIN PËR PUNONJËSIT OSE ISH PUNONJËSIT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE

Këshilli i Ministrave nëpërmjet disa shtesave dhe ndryshimeve të përcaktuara me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, ka vendosur që punëdhënësit që nuk aplikojnë për ndihmën financiare të punonjësve të tyre të gjobiten me një shumë prej 50.000 lekë.

Konkretisht akti normativ përcakton që:
“Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë”.

“Subjektet, të cilat i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit nuk gjobiten për mosaplikim për përfitimin e ndihmës financiare.”

Subjektet e gjobitura mund të ushtrojnë të drejtën e ankimit pranë administratës tatimore, duke paraqitur në rrugë elektronike, nëpërmjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mos aplikimit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e komunikimit të gjobës, sipas Kodit të Procedurave Administrative.