Trajnim mbi Fatuat Elektronike

Bashkëpunim me Fondacionin Fundjavë Ndryshe
October 16, 2020
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë nje cikël të trajnimeve në lidhje me procesin e qarkullimit dhe faturimit elektronik (ndryshe quajtur fiskalizim), i cili do të fillojë të implementohet vitin e ardhshëm. Ky cikël trajnimesh mundësohet në bashkëpunim me kompaninë NEXIA AL, e cila është në ngarkesë për përpunimin dhe certifikimin e softëare-it BILLY BRIDGE.

z.Elton Haxhi (ish zv.Minister i Financave dhe Ekonomise) prezantoi me detaje këtë platformë elektronike në një kohëzgjatje prej 2 orësh. Çështjet që ai trajtoi janë:

• A dini si të krijoni profilin e tatimpaguesve para se të filloni lëshimin e faturave?
• Si të regjistroni pajisjet elektronike
• Si të regjistroni operatorin
• A mundet që një njësi ekonomike të angazhojë një njësi ekonomike tjetër për të kryer faturë elektronike në emër të saj?
• A e dini sa lloje faturash janë?
• A i njihni elementët e rinj të faturës elektronike?
• Cila është procedura për faturen elektronike, faturat korrigjuese dhe faturat shoqëruese në transport?
• Si mund të deklaroni librat e TVSH-së?
• Nëse blerësi nuk miraton faturën në sistem, a do të shfaqet kjo faturë në librin e shitjeve të shitësit?
• A e dini procedurën që duhet ndjekur në rast të ndërprerjes së lidhjes elektronike?