Forumi Kombëtar “Qeverisje për Ndryshim”

Kryetari Basha prezanton programin ekonomik tek prodhuesve shqiptarë:
February 15, 2021
Takim pune me Kolegjin Universistar të Biznesit
April 14, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Z Arben Shkodra, mori pjesë në Forumin Kombëtar "Qeverisje për Ndryshim: Propozime të Shoqërisë Civile" të organizuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Westminster Foundation for Democracy në bashkëpunim me një spektër të gjerë organizatash kontribuese dhe partner mediatik A2 CNN.
Në këtë takim, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë paraqiti propozimet konkrete që konsistojnë në: Dialogun publik - privat; Garantimin e sigurisë ligjore; Kuadrin rregullator dhe procedurial; Politikat fiskale; Aftësinë punëtore; Nxitjen e eksportit etj.
Mbi të gjitha propozimet e paraqitura do të hartohet një dokument i shkruar që do të ndahet me aktorë politikë, me qëllim që të pasqyrohet në agjendën dhe programet elektorale.