Aftësim & Punësim – Takim me drejtuesit e kompanive KRACO dhe Megatek

Marrëveshje Bashkëpunimi – Universiteti Politeknik Tiranë
June 11, 2021
5 vjet Bashkimi I Prodhuesve Shqiptar
June 25, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i “Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë”, Z. Ben Shkodra, së bashku me drejtuesin e projektit “Aftësi për Punë S4J”, Z. Fation Dragoshi ditën e
djeshme u takuan me dy prej përfaqësuesve të industrive prodhuese, Z. Sokol Kraja dhe Z. Dionis Teqja, respektivisht CEO të kompanive “Kraco” dhe “Megatek”.

Ky ishte takimi i parë i një cikli të gjatë takimesh që pritet të vijojnë në muajt në vazhdim, me qëllim shkëmbimin e mendimeve, opinioneve dhe sugjerimeve me industritë prodhuese, për nxitjen e mëtejshme të punësimit dhe aftësimit në Shqipëri.