Marrëveshje Bashkëpunimi – Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

Inovacion: Transformimi Dixhital i NVM-ve
June 30, 2021

🤝Marrëveshje Bashkëpunimi - UNIVERSITETI MESDHETAR I SHQIPERISE
📍Ditën e sotme, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me UNIVERSITETI MESDHETAR I SHQIPERISE
📌Në këtë marrëveshje, palët bien dakord të ndërmarrin nisma dhe projekte të përbashkëta me qëllim nxitjen e punësimit dhe aftësimit tek të rinjtë shqiptarë në përputhje me kërkesat e tregut te punës, në vecanti atë të industrive prodhuese Shqiptare.
📎Pjesë e këtij takimi ishin Rektori i UMSH - Prof.Dr. Adrian Civici, Zv. Rektore e UMSH Prof. Asoc.Dr. Greta Angjeli, Administratori - z. Ilir Hebovija, Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike Prof. Dr. Sulo Hadëri dhe Drejtoresha e Programeve Master - Prof.Asoc.Dr. Orkida Findiku ILollari.
Në mbështetje të kësaj nisme, gjatë javës së shkuar Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës.