Vend Vakant per Drejtor Ekzekutiv-Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare

Newsletter
November 27, 2021
Bashkimi I Prodhuesve Shqiptarë hap vend të lirë pune për pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv.

Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
1. Të jetë shtetas shqiptar
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
3. Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur
4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:
- Të ketë diplomë universitare ne fushen e Ekonomisë
- Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 10 vjet për sipërmarrjen
- Të ketë përvojë te vërtetuar në menaxhim, eksperienca në drejtimin dhe menaxhimin e ekipeve në një mjedis kërkimor përbën avantazh
- Të kete njohuri të konsoliduara të gjuhës angleze,njohuri në gjuhe te tjera te Bashkimit Europian përbëjnë avantazh
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese (të shkruar dhe të folur)
- Të kete aftësi të spikatura në drejtimin dhe organizimin e punës
- Të ketë njohuri të gjëra dhe të thelluara të sipërmarrjes prodhuese dhe problematikave që ka sipërmarrja vendase
- Të ketë aftësi shume të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të aplikimit si paketa Microsoft Office

Kandidati duhet të dorëzojë CV-në në formë elektromike në adresën info@prodhuesit.org
Pranimi i aplikimeve do të pranohet deri me datë 04 mars 2022.