Një fjalë
për AMU


Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” është një organizim vullnetar, e themeluar dhe krijuar si një organizatë jo-fitimprurëse. Ajo ka për qëllim të përfaqësojë, të mbrojë dhe të përmirësojë interesin e përbashkët të prodhuesve shqiptarë që operojnë në Republikën e Shqipërisë.
Qëllimi i Shoqatës është ti shërbejë anëtarëve të saj por edhe të gjithë sektorit të prodhimit vendas me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, nëpërmjet informimit të vazhdueshëm, mbështetjes në forma të ligjshme të sektorit të prodhimit, nxitjes së prodhimit vendas si dhe promovimit të anëtarëve të saj.

Statuti i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë mund të gjendet këtu.

home_interactive_iconbox_2

OBJEKTIVAT


Shoqata është e fokusuar në ndërgjegjësimin e prodhuesve për të qenë pjesë e këtij organizimi në dobi të tyre, duke iu ofruar ndihme profesionale dhe edukative anëtarëve te saj si dhe duke organizuar dhënien e cmimeve vlerësuese për prodhuesit apo prodhimet vendase.

Veprimtaria e shoqatës lidhet kryesisht me kërkimet e kryera mbi sektorin e prodhimit në Shqipëri dhe analiza krahasuese në lidhje me çështje që ndikojnë këtë sektor, për të ndihmuar në rritjen e kapacitetit të prodhuesve në mënyrë që të integrojnë standartet më të mira dhe bashkëkohore të prodhimit. Për të shpërndarë informacion të vlefshëm lidhur me prodhuesit dhe prodhimin, shoqata synon të krijojë marrëdhënie me Shoqata apo organizata të ngjashme jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të bëhet pjesë e networkut ndërkombëtar të prodhuesve.

Shoqata do te ofrojë këshilla mbi politikat publike dhe nismat ligjore për sektorin e prodhimit si dhe do të ndihmojë në hartimin e një politike kombëtare për prodhimin vendas, duke dhënë kontributin e saj në ndërtimin e një ndërgjegjësimi të gjerë në lidhje me Mbrojtjen e Konsumatorit, Përgjegjësinë Sociale të Korporatave, Konkurrencën e Ndershme, si dhe të cështjeve të tjera të lidhura ngushtë me prodhimin.