SI TË ANËTARËSOHENI?



Anëtarësimi në shoqatë do të jetë vullnetar duke paguar një kuotizacion vjetor. Çdo anëtar i shoqatës do të pajiset me një kartë anëtarësimi, si dhe do të përfitojë nga shërbimet dhe lehtësirat që ofron shoqata lidhur me mbështetjen dhe fuqizimin e prodhimit vendas dhe si dhe promovimin e markës “Made in Albania”.

Subjektet e interesuara për tu anëtarësuar në shoqatë duhet të dorëzojnë një aplikim anëtarësimi i cili duhet të shoqërohet nga dokumentat e duhur mbi aplikantin. Kriteret e anëtarësimit janë si më poshtë:​


  1. Subjekti i interesuar duhet të operojë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
  2. Të operojë në sektorin e prodhimit
  3. Të jetë biznes/shoqëri aktive e regjistruar

Formularin e aplikimit për anëtarësim mund ta shkarkoni këtu. Formulari duhet të dërgohet i skanuar në adresën e e-mailit [email protected]