AGROAL



Fabrika AgroAl pjesë e kompanisë AGS, u krijua në vitin 2015 me qëllimin kryesor për të sjellë në treg prodhimin vendas me cilësinë e vërtetë të qumështit, në përputhje me standartet dhe kërkesat e sigurisë Europiane.

Risia që sjell kjo kompani në treg është larmia e produkteve të qumështit natyral dhe qumështit me shije. Produktet janë prezantuar për herë të parë në tregun Shqiptar në Gusht të vitit 2015, duke berë të mundur që në fund të vitit të siguronte një shportë të plotë me 8 produkte dhe nënprodukte natyrale.

Kapacitetet aktuale të përpunimit dhe prodhimit të qumështit në kompani janë mbi 100 ton në ditë. Teknologjia e fabrikës Agroal nuk ndalet vetëm tek produktet UHT por mundëson edhe përpunimin e produkteve të pasterizuara. Fabrika e përpunimit është një fabrikë e re me teknologji suedeze të linjës së prodhimit dhe paketimit, linjë plotësisht e automatizuar Tetra Pak.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË