Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar



Këshilli Agrobiznesit Shqiptar (KASH), është organizatë ombrellë jofitimprurëse.

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të KASH përbëhet nga shoqatat kombëtare të agrobiznesit, agroturizmit, mikrokredisë, si dhe Këshillat Rajonale të Agrobiznesit. Këto të fundit operojnë në rang qarku dhe ushtrojnë aktivitetet e tyre në të gjithë territorin e vendit.

KASH, është aktualisht organizata më e madhe, më e organizuar dhe më e konsoliduara në Shqipëri, që vepron si përfaqësuese e shoqërisë civile në zonat rurale dhe që e ushtron aktivitetin e vet në të gjithë territorin e vendit. Ka një bashkëpunim dobiprurës me të gjitha simotrat në Shqipëri dhe në trojet shqipfolëse të kombit shqiptar, të cilat kanë fokus kryesor të veprimtarisë së tyre fushën e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, ushqimit, agropërpunimit, agrobiznesit, agroturizmit, mikrofinancës etj.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË