FUTUR PLAST



Futurplast Sh.p.k. është një shoqëri që lindi në vitin 2006 me iniciativen e inxh. Gjergji Duro. Futurplast filloi aktivitetin e saj me prodhimin e ambalazheve ushqimorë. Në hapat e parë të aktivitetit, fokusi qëndronte vetëm në prodhimin e shisheve plastike, si me ngjyrë ashtu edhe transparente, të dimensioneve të ndryshme. Me këtë produkt u arrit një rendiment shumë i lartë në procesin e prodhimit duke automatizuar gjithë linjën.

Që në hapat e saj të parë shoqëria Futurplast ka investuar në teknologji të avancuara për prodhimin e një produkti cilësor dhe unik, duke u diferencuar nga konkurentët e tjerë në territorin shqiptar. Kanë qenë të parët në prodhimin e ambalazheve me teknologjine IML në të gjithë Shqiperinë, duke iu ofruar klientëve produkte të shumta cilësore.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË