CITYTEX



Citytex Albania është një kompani që operon në fushën e prodhimit tekstil, veshjeve të punës për punonjës dhe uniforma. Në të njëjtën kohë kompania prodhon edhe pantallona, funde etj, nga xhins tek materiali pambuk, për kompanitë e tregjeve perëndimore si Gjermania, Italia, etj. Kompania ka investuar në teknologji bashkëkohore dhe pajisje e makineri te reja për të prodhuar nga 1000-2000 veshje (profesionale dhe veshje pune) çdo ditë. Stafi përbehet nga rreth 100 persona të punesuar në procesin e prodhimit si dhe në proceset teknike, me eksperience të gjatë në fushat përkatëse.

Kompania zhvillon aktivitetin e prodhimit në një hapësirë prej 1000m2.  Përvec prerjes e qepjes, si pasojë e kërkesave të shumta nga vende si Gjermania, Italia, u krijua edhe një departament qëndisjeje i cili është vendosur në Durrës, i pajisur me të gjitha makineritë e nevojshme për këtë proces. 

Përvec të qenit ndër kompanitë më të mëdha në Shqipëri në sektorin e tekstileve, Citytex ka edhe një tjetër mision të rëndësishëm: të kontribuojë në punësimin dhe angazhimin në aktivitete sociale të femrave dhe të rinjve për të rritur punësimin e këtyre kategorive.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË