MORAVA



Kompania Morava e themeluar në vitin 1993, mledh mjaltin në gjithë rajonin e Korçës, por edhe më gjerë: Gjirokastër, Përmet, Delvinë, Vlorë, Librazhd, Pogradec, Gramsh, etj. Lloje të ndryshme mjalti që i përkasin luleve të ndryshme ku secila jep një lloj të caktuar shije dhe arome.

Përgjatë viteve të punës, u shtuan ambientet e punishtes si dhe disa makineri të vogla që do të shërbenin për mbajtjen dhe mbushjen e tij në kavanoza, si dhe numri i koshereve i cili arriti deri në 250. Rreth vitit 2000, ne ambjentet e kompanisë u investua në makineri dhe pajisje ndihmëse. Tashme prodhimi dhe paketimi u rrit nga 20% -30% se vitet e kaluara. Puna e përkushtuar solli që sot të numërohen rreth 400 koshere stacionere dhe rreth 100 të tjera të shtegtueshme për të sjellë një shumëllojshmëri mjalti në treg ku cilësia vjen e para.
Sot kompania ka investuar dhe ndërtuar fabrikën e parë dhe më të madhe të prodhimit, ambalazhimit dhe paketimit të mjaltit dhe nënprodukteve të tij në Shqipëri. Ambientet arrijnë mbi 1000m2 dhe kapaciteti paketues arrin deri në qindra ton mjaltë në vit. Ajo disponon makineri të ndryshme të nivelit europian për mbushje, paketim dhe ambalazhim.

Fabrika Morava është ndërtuar me standardet më të larta sipas rregullave të vendosura nga BE. Aty punon një staf me profesioniste të gjithë të specializuar në bletari dhe të arsimuar. Është ndërtuar edhe një laborator bashkëkohor me pajisjet më moderne për autokontroll ku çdo lloj mjalti që tregtohet, i bëhen analizat përkatëse. Në vitin 2012 u çertifikuan me Standardin e Cilesisë Ushqimore ISSO 22000 dhe HACCP.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË