KANTINA ÇOBO



Kantina Çobo rifilloi veprimtarinë e saj në fillim të viteve ’90. Vera Çobo lindi prej traditës familjare. Ajo është 100% produkt Shqiptar. Prodhohet nga të gjitha varietetet e rrushit që rritet në Shqipëri si dhe ambalazhohet në Shqipëri.

Kantina Çobo prodhon 5 verëra cilësore, Kashmer, Shesh i Zi, Shesh i Bardhë, E bardha e Beratit ,Trebiano,dhe dy raki, Raki me Arra dhe Raki Rrushi.
Kantina ka një potencial prodhimi deri në 100.000 shishe në vit dhe parashikohet që prodhimi të rritet për të plotësuar kërkesat e tregut sigurisht pa cënuar cilësinë e verës. Kantina Çobo shumë shpejt ka arritur të tërheqë vëmendjen si brenda dhe jashtë vendit dhe është prezantuar në një sërë panairesh të verërave, si dhe në Atlasin botëror të verërave.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË