ALBANIAN TRADING COMPANY

ALBANIAN TRADING COMPANY



"Albanian Trading Company" shpk (ATC), është themeluar në vitin 1992, me vendodhje në qytetin e Durrësit. Kjo kompani është e specializuar në grumbullimin, seleksionimin, pastrimin, përpunimin dhe import-eksportin e bimëve aromatike mjeksore dhe erëzave si dhe derivatet e tyre. Prodhimet e kësaj kompanie nuk përmbajnë pesticide, kimikate dhe insekticide.

Që nga viti 1992, kompania mbledh, pastron dhe përpunon mbi 50 lloje të bimëve mjekësore aromatike dhe erëza të ndryshme. ATC ka një rrjet të gjerë furnizuesish të vendosur në të gjithë Shqipërinë. Eksportet shtrihen në Itali, SHBA, Gjermani dhe Turqi, ku sasia e eksporteve shkon nga 400 deri 500 ton në vit.
Prodhimet e kompanisë ATC janë sipas ASTA dhe standarteve evropiane. ATC është e përkushtuar në prodhimin e produkteve me cilësi të lartë të prodhuar me profesionalizëm. Për tregun kombëtar ATC prodhon bimë të paketuara me origjinë nga malet shqiptare, të mbledhuara dhe përpunuar me kujdes. ATC prodhon erëza të paketuara të shumëllojshme si dafinë, borzilok, hudhër, curry, shafran indie, rigon, piper i zi, i bardhë, jeshil, rozmarinë, piper i kuq, kanellë, mente, karafil, majdanoz, selino, kripera aromatike te ndryshme si dhe çajra bimorë,,çajra funksionale (mjekësore), çajra me filter etj.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË