LASER PROJECT

LASER PROJECT



Kompania “Laser Project” është themeluar në vitin 2010. Laser Project ofron zgjidhje të plotë teknike dhe të shërbimeve në fushën e prerjes dhe të përpunimit të llamarinës, kontrollin e procesit të menaxhimit të prodhimit dhe shërbimin për industri të ndryshme. Aktualisht Laser Project kooperon me makineritë e standarteve Evropiane dhe me një staf të kualifikuar.

Objektivi kryesor i kompanisë është shërbimi me cilësi, precision, garanci dhe realizimi i projekteve me rigorozitet sipas kërkesave të klientëve. Fusha në të cilën operojnë është ajo e metalmekanikës dhe industrisë metal prerëse.
Produktet të cilat realizojnë janë të ndryshme dhe sipas kërkesave të klientit, si: konstruksione të ndryshme metalike, aksesorë të ndyshëm për kasa fiskale, ashensorë, makineri për xhama, si dhe punime të ndryshme dekorativë sipas kërkesave të paraqitura nga klienti. Janë të organizuar për punime eksport dhe fason. Kompania Laser Project është një ndër kompanitë e rralla të llojit të saj që veprojnë në tregun vendas.

Materialet që arrijnë të përpunojmë me makinerite që kanë në dispozicion janë çelik, inox, zincato dhe alumin.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË