MILIS BRICK sha



Fabrika e re e tullave qeramike insdustriale MILIS BRICK sha, e ndëtruar në Fushë Krujë, 20 km larg Tiranës u projektua dhe realizuar 100% vetëm nga dy aksionerët shqiptar Zef Shtjefni dhe Shpetim Shijaku, që të dy me përvojë tashmë 15 vjecare në fushën e prodhimit dhe tregtimit të materialeve të ndërtimit në Shqipëri.

Ndërtimi i fabrikës filloi me 15 korrik 2005 në kodrën e thatë të Dervenit, 1 km në veri të Fushë Krujës dhe përfundoi më 15 tetor 2007. U vendos pikërisht aty ku ndodheshin argjilat, lënda e parë ndër më të mirat në vend.
Emri “MILIS BRICK”, ose shqip tulla milis, u vendos në respekt të përvojës 15 vjeçare e të emrit të mirë të fituar në tregun shqiptar nga fabrika e Lezhës MILIS shpk, që është nëna e saj.

Eshtë për tu theksuar se që nga zmontimi, transporti, ndërtimi e montimi i çdo detali është bërë nga puntorë, teknikë e specialistë shqiptarë dhe italianë, që për dy vjet me një përkushtim të madh ngritën në këmbë fabrikën më të re dhe me kapacitetin më të madh prodhues të ndërtuar deri më sot në Shqipëri. Vetëm ana elektrike u realizua nga specialistë italianë. Ajo është e projektuar për një prodhim mesatar 600 ton ne 24 orë. Të gjitha linjat janë projektuar dhe programuar të punojnë në sistem automatik me dy turne, me një numër prej 12 vetash në turn. Planifikimi është bërë që këtu të prodhohen tullat blloqe të përmasave të mëdha dhe të gjitha llojet e soletës. Të gjitha të kuqe flakë dhe të standarteve europiane bashkohore. Ndërsa në fabrikën e Lezhës është planifikuar që të prodhohen të gjitha mizurat e mesme e më të vogla të tullës, me qëllim që të kemi një larmi sa më e gjërë prodhimesh dhe fabrikat të mos konkurojnë njëea-tjetrën.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË