Prodhuesit shqiptarë kërkojnë unifikim ekonomik Shqipëri-Kosovë

Sot më datë 21 prill 2017, u organizua në qytetin e Pejës në Kosovë “Forumi Ekonomik i Prodhuesve Shqiptarë dhe AlbExpo 2017”, ku morën pjesë sipërmarrës prodhues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veri-Perendimore si dhe personalitete të larta të tre vendeve respektive. Ky Forum u organizua nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore si dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Qëllimi i mbajtjes së këtij forumi ishte promovimi i lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, pjesëmarrja në projekte të përbashkëta Cross-Border, monitorimi i tregtisë mes tre vendeve si dhe promovimi i produkteve shqiptare.

Një nga kërkesat kryesore të prodhuesve shqiptarë që morën pjesë në këtë forum ishte lehtësimi i procedurave doganore për lëvizjen e lire të mallrave. Z. Astrit Shabani, Drejtor Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës u shpreh se tregtia e lirë po na kushton shumë shtrenjtë. Ai tha se për shkak të konkurrencës nga vende të tjera të rajonit, produktet shqiptare nuk po kanë mundësi të depërtojnë dhe për këtë shkak kërkohet rishikimi i tarifave doganore dhe i CEFTA-s.

“Eksiztojnë mjaft probleme të tjera si standartet, procedurat dhe praktikat, por problemi ynë kryesor mbeten barrierat doganore që ekzistojnë. Ne kemi qarkullim të lirë të njerëzve ndaj nuk ka arsye pse të mos kemi qarkullim të lirë të mallrave”, tha z. Luan Leka, President i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.  Ndërsa z. Nikolin Jaka, anëtar themelues i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, teksa theksoi rëndësinë e promovimit të produkteve shqiptare, u shpreh se ky organizim duhet të diktoje politika të reja doganore mes 2 vendeve, deri në heqjen e tarifave doganore.

Gjatë këtij Forumi të mbajtur në Pejë u diskutua dhe për dixhitalizimin e sipërmarrjeve prodhuese në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni duke vendosur në një platformë të vetme informacion për çdo fabrike prodhuese, si një nga mjetet kryesore të promovimit të produkteve shqiptare në tregjet e huaja.

[slider style=”flat” category=”Forumi Ekonomik Pejë” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Programi Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri

Anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe një grup sipërmarrësish shqiptarë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, morën pjesë në Tryezë e Rrumbullakët “Rritja e aksesit në financa – Instrumentat financiarë të Programit në mbështetje të SME-ve Shqiptare”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri (PRODAPS & IASME), organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri është një program i përbashkët i Qeverisë Shqiptare për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME), me anë të ndërhyrjeve që synojnë krijimin e një ambjenti të favorshëm për lehtësimin e qasjes në kreditin bankar, për të përmirësuar teknologjinë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregun lokal dhe ndërkombëtar, nëpërmjet inovacionit teknologjik dhe përmirësimit të standarteve të prodhimit.

Programi parashikon dy instrumentë të rëndësishëm financiarë (komponentë të huasë së butë): 42,5 Million EURO (Faza 1 – PRODAPS: 27, 5 Mil. Euro dhe Faza 2 – IASME: 15 Mil. Euro) dhe një komponent Grant: 1.7 Mil. EURO.
Programi ka si qëllim të kontribuojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke mbështetur zhvillimin e gjerë të sipërmarrjes vendase e duke nxitur njëkohësisht zbatimin e standarteve të cilësisë, qëndrueshmërisë mjedisore, krijimin e vendeve të reja të punës si dhe përmirësimin në përgjithësi të kushteve të punës.

Faza e parë e programit PRODAPS parashikon 3 komponentë të rëndësishëm, me synim përmirësimin e aksesit në kredi për SME Shqiptare:

1. Linjë kredie – 25 milion Euro (fond i qarkullueshëm) me interesa të ulta, në favor të SME – ve;
2. Fond Garancie – 2,5 milion Euro, mbështetje për SME-të për marrjen e kredive bankare, kur ato kanë mungesë kolaterali.
3. Asistencë teknike – 1,7 milion Euro për realizimin e Programit, Fond Dhuratë nga Qeveria Italiane.

Faza e dytë e programit IASME, parashikon:

1. Rifinancimin e Linjës së Kredisë me një fond shtesë prej 11 milion Euro, me një fond të veçantë për të mbështetur “projektet e vogla” (15.000 deri në 50.000 Euro), kryesisht në sektorin agro-ushqimor, etj (3.5 milion Euro);
2. Rritjen e aftësisë financiare të Fondit të Garancisë, të Fazës së parë të Programit e Zhvillimit të SME-ve Shqiptare (2.5 milion Euro shtesë);
3. Financimin e veprimtarive që shoqërojnë dhe mbështesin përfituesit, nëpërmjet vënies në dispozicion të një fondi të Asistencës Teknike (1.5 milion Euro).

Më shumë informacion rreth programit si dhe formularit të aplikimit, do të gjeni në adresën Web: www.prodaps.al

[slider style=”flat” category=”Projekti Italo-Shqiptar për financimin e SME-ve” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Produktet blegtorale shqiptare drejt Ukrainës, hiqen barrierat

Bizneset shqiptare dhe fermerët do të kenë mundësinë të lidhin kontrata me përfaqësuesit ukrainas, duke nisur kështu eksportet e prodhimeve blegtorale “made in Albania” në Ukraninë.

Për ta konkretizuar këtë mundësi për eksportet shqiptare, Qendra e Eksporteve Shqiptare në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Doneskut, organizojnë në Tiranë më 28 dhe 29 Prill, forumin e parë të biznesit Shqipëri Ukrainë.

Në këtë aktivitet, që synon të forcojë bashkëpunimin tregtar ndërmjet dy vendeve, do të jenë të pranishëm përfaqësues nga qeveria e Ukrainës dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë Ukrainase. Pjesëmarrës në forum do të jenë një sërë kompanish të mirënjohura shqiptare dhe ukrainase nga sektorët e ushqimit, pijeve, produkteve të agrikulturës, turizmit, makinerive etj., të cilat kanë shprehur interesin e tyre për partneritet me kompanitë tona. Tregu ukrainas, i llogaritur në rreth 42 milion banorë, është një treg potencial i rëndësishëm për prodhuesit shqiptarë.

Gjatë forumit të biznesit “Shqipëri – Ukrainë’’ do të organizohen prezantime dhe diskutime mbi mundësitë e krijimit të një Marrëveshjeje të Përbashkët Tregtare (FTA), takime mes bizneseve të të dyja vendeve në  formatin B2B, vizita në kompani të ndryshme në Shqipëri etj.

Read more

“Expo Sud & Expo Food” Ekspozita e Produkteve Ushqimore, 5 maj 2017, në Provincën e Kalabrisë, Itali

Më datat 5-15 maj 2017, në provincën e Kalabrisë në Itali, do të zhvillohet Ekspozita e Produkteve Ushqimore “Expo Sud & Expo Food”, e cila synon të ndërthurë traditën dhe kulturën tipike kalabreze, me atë të vendeve pjesëmarrëse. Në këtë event do të marrin pjesë kompani kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat operojnë në sektorin agroushqimor dhe që synojnë të zgjerohen në tregun italian.

Ekspozita “Expo Sud & Expo Food” i jep mundësinë kompanive pjesëmarrëse të promovojnë produktet e tyre si dhe për të krijuar rrjete të reja bashkëpunimi, ndërkombëtarizimin e tyre dhe zhvillimin profesional, nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me prodhues të suksesshëm në treg.

Për më shumë informacion rreth kesaj ekspozite vizitoni linkun http://www.reggiocalabriaweb.it
Read more

“World of Furniture” dhe ‘Technomebel” Ekspozitat Ndërkombëtare të Mobiljeve & Makinerive, 24-28 Prill 2017, Sofie, Bullgari

Në datat 24-28 Prill 2017, në Sofie të Bullgarisë, do të zhvillohen Ekspozitat Ndërkombëtare të Mobiljeve dhe Makinerive ‘World of Furniture’ dhe ‘Technomebel’. Ekspozitat janë një mundësi e mirë e bizneseve në sektorin e mobiljeve, orendive, punimeve prej druri dhe makinerive, të ekspozojnë produktet e tyre, të informohen mbi zhvillimet më të fundit si dhe të zhvillojnë takime me partnerë nga vende të tjera që operojnë në këto sektorë.

 Për më shumë informacion rreth ekspozitave vizitoni linkun http://furnitureexpo.bg/en dhe http://technomebel.bg/en

Read more

Organizohet Forumi i Prodhuesve Shqiptarë në Shëngjin: Të promovojmë produktet tona

Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Klubi i prodhuesve të Kosovës dhe Oda Ekonomisë e Maqedonisë Veriperëndimore, janë angazhuar së bashku duke krijuar Forumin e Përbashkët të Prodhuesve, për një ekonomi të fortë të trevave shqipfolëse. Në këtë forum morën pjesë ministra nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, përfaqësues të Dhomave të Tregtisë së tre vendeve dhe sipërmarrës shqiptarë.

Ky forum ka si qëllim të promovojë prodhimet dhe produktet në trojet shqiptare, të krijojë ura lidhëse mes sipërmarrësve, të ndikojë për të rrëzuar barrierat tregtare mes tre vendeve, për të funksionuar si një treg i përbashkët. Në këtë takim u zgjodh dhe kryetari i parë i këtij forumi z. Nagip Fejzi nga Gostivari, një ndër prodhuesit e sukesshëm shqiptarë dhe siç quhet ambasador i prodhimeve shqiptare në rajon e në botë.

Duke përshëndetur idenë e këtij forumi, Ministrja Ekonomi në fjalën e saj tha se ky forum do të jetë një pikë e mirë reference për të dëgjuar më shumë rreth problemeve tregtare që hasin prodhuesit e tre vendeve dhe t’i adresojmë ato. Ministrja e Kosovës znj Bajrami gjithshtu foli për përpjekjet që ka bërë qeveria e Kosovës për të lehtësuar barrirat tregtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ajo tha se përsëri ka ende ka barriera që dalin rruges dhe kërkojnë zgjidhje. “Prodhojmë produkte të mira, por s’kemi patur organizime të tilla si ky. Ndaj duhet ta stimulojmë punën e tij dhe të kemi një zë të vetëm të prodhuesve mbarë shqiptarë”, theksoi ministrja Bajrami. Po ashtu, edhe ministri Ekonomisë nga Maqedonia, Driton Kuqi, vlerësoi se ky bashkëpunim ekonomik krijon siguri dhe stabilitet në rajon.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, duke theksuar rëndësinë e këtij forumi tha se në kuadër të kësaj nisme me rëndësi ekonomike, qëllimi është për të ndërtuar dhe krijuar ura lidhëse ndërmjet vendeve shqiptare. Nebi Hoxha, drejtor i Odës Ekonomike Veri Perëndimore të Maqedonisë, tha se sa më shumë bashkëpunim me biznese shqiptare, aq më shumë ka zhvillim, prodhim dhe qëndrueshmëri mbarë kombëtare.

“Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk duhet të kenë më retorikë por axhendë të saktë se ku duhet të shkojnë së bashku për të garantuar që produktet shqiptare të domiojnë në të gjitha trevat shqiptare në rajon”, tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Takimi u mbyll me bindjen se ky forum do jetë një zë i fuqishëm për të ndikuar te tre qeveritë që të lehtësohet biznesi dhe shkëmbimi tregtar mes tre vendeve. “Herë tjetër kur të ulemi në tryeza të tilla duhet që në tavolinat tona të kemi vetëm produkte shqiptare”, tha kreu i forumit z. Nagip Fejzi.

[slider style=”center” category=”Organizohet Forumi i Prodhuesve Shqiptarë në Shëngjin” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more