INSTAT: Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Janar 2018

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2018 është 1,7 %.

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me 3,3 %,
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,5 %,
  • “Transport” me 2,2 %,
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %,
  • “Shërbimi arsimor” me 0,9 %, “Komunikimi” me 0,6 %,
  • “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, etj.

Ndërsa, çmimet e grupit “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje“ u ulën me 1,0 %.

 

Read more

Tregtia e Jashtme, Janar 2018

Në Janar 2018, eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u rritur me 23,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 6,4 %, në krahasim me Dhjetor 2017. Importet e mallrave në Janar 2018, arritën vlerën 45 mld lekë, duke u rritur me 27,0 %, në krahasim me një vit më parë dhe u duke u ulur me 26,5 %, në krahasim me Dhjetor 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 21,3 mld lekë, duke u rritur me 31,1 %, krahasuar me Janar 2017 dhe duke u ulur me 45,1 %, në krahasim me Dhjetor 2017.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

Rritja vjetore e eksporteve prej 23,6 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +10,5 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +8,1 pikë përqindje;
  • “Ushqim, pije, duhan” me +2,7 pikë përqindje.

Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, është: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,9 pikë përqindje

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Janar 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2017 janë:

  • Italia me (6,1 %);
  • Spanja me (114,6 %) dhe Kosova me (43,7 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë:

  • Franca me (-15,4 %);
  • Rumania me (-6,8 %) dhe Hungaria me (-18,7 %).

Në muajin Janar 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Janar 2017 janë:

  • Italia me (14,9 %);
  • Turqia me (40,2 %);
  • Kina me (12,9 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë:

  • Shtetet e Bashkuara me (-11,9 %),
  • Rusia me (-30,8 %)
  • Egjypti me (-7,5 %).

Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve të BE-së

Në Janar 2018, shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,1 %, të gjithë tregtisë. Eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 81,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 59,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (35,6 %), Greqia (7,2 %), Kina (6,7 %) dhe Gjermania (6,2 %).

Read more

Raporti Vjetor 2017 – Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë e themeluar në vitin 2016 dhe krijuar si një organizatë jo-fitimprurëse, ka për qëllim të përfaqësojë, të mbrojë dhe të përmirësojë interesin e përbashkët të prodhuesve shqiptarë që operojnë në Republikën e Shqipërisë. BPSH përbëhet nga 27 anëtarë që janë dhe prodhuesit më në zë të vendit, që përfaqësojnë:

  • 170 mln euro xhiro vjetore të sipërmarrjes prodhuese;
  • mbi 10 000 të punësuar në sektorin e prodhimit;
  • mbi 100 mln euro eksporte, mbi 500 mln euro investime.

Përgjatë vitit 2017, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka zhvilluar:

  • 7 mbledhje Bordi Drejtues;
  • 2 mbledhje Asamble të Përgjithshme;
  • 6 mbledhje Komitete Politikash;
  • mbi 20 dalje publike;
  • 21 aktivitete te zhvilluara nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare;
  • 18 aktivitete ku Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka qenë i ftuar për të marrë pjesë.

Për më shumë informacione në lidhje me raportin vjetor 2017, klik Raporti vjetor 2017

 

 

Read more

Anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë të pranishëm në aktivitetin “Gjergj Kastrioti në ekonominë shqiptare”

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Fondacionit Illyricum Sacrum zhvilloi konferencën me temë: “Gjergj Kastrioti në ekonominë shqiptare” të përqendruar sidomos te marketimi i simbolit të Skënderbeut në ekonominë shqiptare.

Në këtë takim ishin të pranishëm, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, albanologë, historianë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile e të medias si dhe sipërmarrës nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, të cilët kishin ekspozuar edhe prodhimet e tyre.

Në fjalën e tij përshëndetëse Z. Filip Gjoka, President i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, u shpreh se Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare si organizim vullnetar i krijuar dhe themeluar në vitin 2016, ka për qëllim të përfaqësojë, të mbrojë dhe të përmirësojë interesin e përbashkët të prodhuesve shqiptarë që operojnë në Republikën e Shqipërisë. Kjo shoqatë përbëhet nga sipërmarrjet më në zë të vendit që përfaqësojnë: rreth 30 sektorë të industrive të ndryshme të prodhimit, 170 milion euro xhiro vjetore të sipërmarrjes prodhuese, rreth 10 000 të punësuar në sektorin e prodhimit, 100 milion euro eksporte/vjetore, mbi 500 milion euro investime.

Ai tha se problemet që hasin këta prodhues janë të shumta, por mbi të gjitha mungesë vëmendje ndaj prodhimit vendas. Duhet të dëgjohet më shumë zëri i këtyre industrive prodhuese, duhet të punohet më shumë për përmirësimin e dialogut publik privat (ku biznesi dhe shteti duhet të shihen si partner), rritjes së konkurrueshmërisë dhe uljes së informalitetit. Shumë shpejt do përballemi me hapjen e tregjeve rajonale. Por a janë prodhuesit shqiptarë gati, si do të pozicionohen këta prodhues në tregun vendas dhe rajonal? Konkurrueshmëria do jetë agresive dhe nëse produktet shqiptare nuk do të mundin të jenë konkurrent në cilësi dhe çmime atëherë shumë shpejt nuk do të jenë të aftë të mbijetojnë dhe do të mbizotërojnë produktet e importit. Kjo sigurisht që do të dëmtojë të gjithë sektorët e industrive prodhuesve dhe për pasojë ekonomine e vendit tonë. Duhet të krijohen mundësi maksimale që prodhimet tona të kenë qasje në tregjet Europiane.

Gjithashtu z. Gjoka lançoi në këtë aktivitet të rëndësishme edhe iniciativën më të re të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, atë të rikrijimit dhe brandimit të produkteve “Made in Albania”. Kjo iniciativë konsiston për të krijuar një rregullore ku do përforcoj origjinën e produkteve shqiptare, me qëllim:

  • Promovimi më i mire i produkteve me origjinë shqiptare;
  • Rritje Ekonomike;
  • Çertifikim i produkteve shqiptare për t’i identifikuar sipas vendit të origjinës;
  • Zhvillimi i eksporteve;
  • Nxisim konkurrueshmërinë;
  • Rrisim transparencen;
  • Mbrojmë konsumatorin.

Për të marrë jetë kjo iniciativë, ka nevojë për mbështetjen e atyre që drejtojnë ekonominë e vendit tonë dhe ku ne i shohim si partnere të domosdoshëm, u shpreh z. Gjoka.

[slider style=”flat” category=”Gjergj Kastrioti në ekonominë shqiptare” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Janar 2018

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2018, arriti 105,6, kundrejt muajit Dhjetor 2015. Në muajin Janar 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,7 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,8 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

Rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga:

  • Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,82 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,67 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,11 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupeve “Komunikimi”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili;
  • Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar respektivisht me -0,02 dhe -0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin Janar 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,3 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,2 %, “Transporti” me 1,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,1 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Shërbimi arsimor” dhe “Komunikimi” me 0,6 % secili, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 21,1 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 5,0 %, “mish” me 1,5 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u ulën me 2,3 %, pasuar nga “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 0,9 %.

Për më shumë shkarkoni këtu

Read more

Mblidhet komiteti i politikave për tregun dhe konkurrueshmërinë

Më 7 shkurt 2018, mblidhet Komiteti i Politikave për Tregun dhe Konkurrueshmërinë. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin anëtaret e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë si dhe përfaqësues nga Shoqata Shqiptare e Ricikluesve. Në tryezën e takimit u diskutuan mbi shqetësimet dhe problematikat që has sektori i industrisë së riciklimit si dhe kërkesa dhe propozime që ka ky sektor ndaj Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen për mbështjetjen dhe zgjidhjen e këtyre problematikave, për krijimin e një klime të përshtatshme të të bërit biznes.

Pas u analizuan çështje dhe problematika që prekin këtë sektor, u konkludua në kërkesa dhe propozime  specifike për mbështetjen e sektorit të industrisë prodhuese të riciklimit në Shqipëri që u dërguan në Ministri të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, si më poshtë:

  • Të kufizohet eksporti i mbetjeve plastike dhe letër, lëndë të para për industrinë e riciklimit.
  • Të verifikohet mundësia e hapjes së importeve për mbetjet e listës së gjelbër në përputhje me procedurat doganore të përpunimit aktiv dhe, nëse kjo do rezultojë e pamundur, të verifikohet mundësia që, në kuadër të masave për heqjen e barrierave mes Shqipërisë dhe Kosovës, blerja e këtyre lëndëve të para nga Kosova të mos konsiderohet import mbetjesh.
  • Të përjashtohen subjektet ricikluese nga pagesa e tarifës për depozitimin e mbetjeve në landfillet e vendit. Kjo kërkesë është e motivuar nga dy arsye: a) nga fakti që mbetjet bashkiake, lënde e parë për aktivitetin e këtij sektori, janë të padiferencuara, për rrjedhoje me nivel të lartë ndotjeje. Ndotje e cila në çdo rast do kishte perfunduar në landfill nëpërmjet rrugëve të tjera të depozitimit, b) nga kontributi që kompanitë ricikluese japin për buxhetin e shtetit, duke i dhënë vlerë të shtuar mbetjeve, ndërkohë që reduktojnë sasinë e mbetjeve që ndryshe do mbushnin landfillet, duke humbur çdo vlerë që mbartin.
  • Kërkohet që një vendimarrje eventuale lidhur me detyrimin për standarte të caktuara për shkarkimin në rrjetin e kanalizimeve urbane të ujërave teknologjike të industrive të riciklimit, të kaloje së pari nëpër procesin e verifikimit në terren, nga grupe pune të përbashkëta me këtë industri, të nivelit të ndotjes së lëndës së parë në fazën “input” të prodhimit, si dhe të nivelit të ndotjes së ujërave teknologjike dhe më pas në tryezën e debatit në nivel institucional me grupet e interesit.
  • Të mund të tërhiqen draftet për krijimin e Agjencisë Kombëtare, të paraqitura për shqyrtim pranë Këshilli të Ministrave dhe rikthimin e tyre në tryezat e debatit me grupet e interesit, ku të angazhohen që të japin kontributin e tyre dhe të bëhen pjesë e tryezave teknike. Për specifikat e këtij sektor dhe peshën që ky sektor ka në tërësinë e menaxhimit të integruar të mbetjeve, Enti apo Agjencia që do të krijohet do ketë rol të drejtëpërdrejtë në mbarëvajtjen e aktivitetit ekonomik.
  • Të parandalohen iniciativat ekstraligjore nga ana e ndonjë administrate lokale, që tenton të përdorë organet ligjzbatuese si mjet presioni ndaj sipërmarrjeve, gjë që kompromenton ndjeshëm klimën e të bërit biznes.

 

[slider style=”flat” category=”Mblidhja komitetit te politikave për tregun dhe konkurrueshmërinë” orderby=”date” order=”ASC”]

 

Read more

Kërkesë për heqjen e barrierave tarifore dhe jo-tarifore për qarkullimin e lirë tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Më datë 5 shkurt 2018, në Prishtinë, Kosovë, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës si dhe nën kujdesin dhe mbështetjen e Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtare Shqiptarë, u mblodhën për të nënshkruar kërkesa specifike drejtuar qeverive përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës lidhur me problematikat që sipërmarrjet kombëtare e të dy shteteve, hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës Sh.t.z. Fatmir Limaj dhe Ministri i Tregtisë z. Bajram Hasani.
Kërkesat e paraqitura kanë të bëjnë me heqjen e barriereva tarifore dhe jo-tarifore për qarkullimin e lirë tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Hapi i parë i kërkesave konsiston në problematikat dhe procedurat tarifore dhe jo-tarifore në sektorin doganor, konkretisht si më poshtë:
1. Heqjen e pagesës për skanerin në Republikën e Shqipërisë për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Shqipërisë, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 maj 2018).
2. Heqja e pagesës për terminalet doganore në Republiken e Kosovës për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë dhe Kosovë-Shqipëri; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 prill 2018).
3. Njohja e çertifikimeve dhe analizave fitosanitare të të gjithë produkteve që i nënshtrohen këtyre analizave dhe çertifikatave; (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 mars 2018).
4. Thjeshtimi i procedurave për eksportimin e produkteve farmaceutike për sipërmarrësit e Kosovës dhe Shqipërisë; (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 mars 2018).
5. Përshpejtimi i procedurave doganore, në trajtimin e praktikave të qarkullimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve. (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 prill 2018).
6. Të rishikohet kufiri për akcizën e birrës. Aktualisht është 200.000 hektolitër. Në mënyrë që konkurrenca të jetë në favor të të gjithë sipërmarrësve kërkohet që kufiri të vendoset:
a) ose të ulet në 50.000 hektolitër;
b) ose të ngrihet në 500.000 hektolitër. (Kërkesa i drejtohet qeverisë Shqiptare, afati i përmbushjes së kësaj kërkese është 30 mars 2018).
Hapi i dytë i kërkesave konsiston si më poshtë:
1. Të hartohet një plan i përbashkët strategjik i dy qeverive, për eleminimin e të gjithë barrierave tarifore dhe jo-tarifore në qarkullimin ekonomik dhe tregtar;
2. Të hartohet një plan i detajuar i mundësive dhe potencialeve që ofrojnë shtetet tona për një ekonomi komplementare në kontekstin e investimeve të përbashkëta;
3. Të hartohet një axhendë e specifikuar lidhur me njehsimin e sistemeve fiskale në kontekstin tarifor dhe procedurial;
4. Të bëhen pjesë e mbledhjeve të qeverive të përbashkëta përfaqësues të “Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë”, përfaqësues të “Klubit të Prodhuesve të Kosovës” si dhe përfaqësues të “Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë”.
(Afati për katër pikat e fundit është mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive).
Në rast se qeveritë nuk do të përmbushin kërkesat sipas afateve të përcaktuara, atëherë Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, si dhe Forumi Ekonomik i Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë, do të përshkallëzojë me protesta në të gjithë pikat doganore.
[slider style=”flat” category=”Deklarate e perbashket AMU KPK” orderby=”date” order=”ASC”]
Read more