info@prodhuesit.org

Bizneset afat deri më 31 korrik për të dorëzuar bilancet e vitit 2017

Qendra Kombëtare e Biznesit në një njoftim zyrtar të saj, njofton të gjithë bizneset që janë të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi duhet të depozitojnë pranë saj bilancin dhe raportin e auditit sipas parashikimeve në ligj deri në datë 31 korrik 2018. Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi ligjor qkb-së i lind e drejta që të gjobisë bizneset 15 000 lekë.

Depozitimi i dokumentave mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit. Bëjnë përjashtim subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit, aplikimet e të cilëve do të vijojnë të kryhen vetëm në sportelet e shërbimit të qkb-së.

Dokumentat të cilat duhet të dorëzohen pranë QKB-së janë:

  • Pasqyrat financiare vjetore të skanuara ne format PDF;
  • Raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme);
  • Vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesave ligjore).

Mënyra e depozitimit:

  • Depozitimi i dokumentave të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit;
  • Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF, ku cdo dokument të ngarkohet si një dokument i vetëm;
  • Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike;
  • Shërbimi ofrohet pa pagesë.

Për më shumë informacion vizitoni: www.qkb.gov.alwww.e-albania.al

Read more

Rritet Produkti i Brendshëm Bruto për vitin 2018 me 4,45 % kundrejt një viti më parë

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2018 vlerësohet me rritje prej 4,45 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2017.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Industria, Energjia dhe Uji me +2,42 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,54 pikë përqindje, Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,37 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,30 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,28 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,17 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me +0,11 pikë përqindje.

Negativisht kontribuoi aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit me -0,09 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me – 0,04 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,39 pikë përqindje

Read more

DPT njoftim për tatimpaguesit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton të gjithë tatimpaguesit, se duke filluar nga data 1 Korrik 2018, listëpagesat që do të gjenerohen nga sistemi per periudhën tatimore qershor 2018 dhe që do të dorëzohen elektronikisht nga data 1 deri më 20 korrik 2018, do të reflektojnë kodet e rishikuara të profesioneve sipas Listës Kombëtare të Profesioneve të miratuara me VKM nr. 514 nr. 514, datë 20.09.2017 dhe të publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 169, datë 22 shtator 2017. (Listën Kombëtare të Profesioneve të ndryshuar e gjeni duke klikuar në link: http://listakombetareprofesioneve.al )

Këto ndryshime kanë të bëjnë kryesisht me shtimin e disa kategorive të reja të profesioneve, ndryshime në kategoritë ekzistuese, si dhe pavlefshmërinë e disa kategorive të Listës Kombëtare të Profesioneve të përdorura deri para hyrjes në fuqi të vendimit të mësipërm.

Implementimi i ndryshimeve të mësipërme në listëpagesë do të mundësojë në pjesën më të madhe të tyre përditësimin automatik. Në këto raste tatimpaguesi do të dorëzojë listëpagesën e tij pa qenë e nevojshme të përditësojë kategorinë e profesioneve edhe nëse ajo ka ndryshuar.

Tatimpaguesit, të cilët kanë të paktën një punonjës, për të cilin sistemi identifikon se “Emri i Kategorisë së Profesioneve” nuk është më i vlefshëm sipas listës së re, nuk do të mund të dorëzojnë listëpagesën pa ndryshuar/përditësuar këtë kategori. Sistemi automatikisht do të shfaqë një mesazh paralajmërues, përmes të cilit tatimpaguesit do të informohen rreth detajeve të punonjësit, për të cilin do të duhet të bëhet përditësimi manual. Më pas tatimpaguesi duhet të klikojë në fushën e kategorisë dhe të përzgjedhë profesionin apo fuksionin që i përshtatet sipas rastit konkret.

DPT, ju bën thirrje të verifikoni dhe të përditësoni ndryshimet e mësipërme në listëpagesat tuaja, duke filluar që nga data 1 Korrik 2018, për të bërë të mundur deklarimin e tyre brenda afatit për të shmangur çdo penalitet për dorëzim të vonuar.

 

Read more

Tregtia e Jashtme, Maj 2018

Në Maj 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 30 mld lekë, duke u rritur me 24,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 12,7 %, në krahasim me Prill 2018.

Importet e mallrave arritën vlerën 57 mld lekë, duke u rritur me 1,9 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 7,9 %, në krahasim me Prill 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u ulur me 15,3 %, krahasuar me Maj 2017 dhe duke u rritur me 3,0 %, në krahasim me Prill 2018.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

Rritja vjetore e eksporteve prej 24,2 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +12,0 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +4,8 pikë përqindje;
  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,6 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,2 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij pesëmujori janë rritur me 18,4 %, krahasuar me një vit më parë

Në ndryshimin vjetor të eksporteve nuk ka ndikuar negativisht asnjë grup. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +4,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,5 pikë përqindje.

Për më shumë klikoni këtu

Read more

Mundësi bashkëpunimi në forumin e rradhës “ Marketplace Austria Food 2018”

Dhoma Ekonomike Federale Austriake në bashkëpunim me AiDA-n, si partnere e Enterprise Europe Network, organizon më datë 17 tetor në Vjenë formunin e bashkëpunimit ndërkombëtar për prodhuesit e ushqimit austriak.

I cilësuar si një ndër eventet më të rëndësishme të ushqimit, mundëson takime të vlefshme B2B për sektorin e ushqimit dhe të pijeve.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takojnë nga afër prodhuesit më të mëdhenj austriak, të shohin nga afër proceset dhe paisjet më të fundit inovative dhe shkëmbimin e eksperiencave me prodhuesit më të mirë në botë.

“ Marketplace Austria Food 2018” është rasti perfekt për ato kompani që duan të prodhojnë produkte te reja dhe të plotësojnë nevojat e tregut me cilësin më të lartë.

Ftojmë të gjitha kompanitë shqiptare, që operojnë në këtë sektor, të bëhen pjesë e këtij forumi. Për më tepër klikoni linkun: https://food2018.b2match.io/

Read more

Rriten çmimet e produkteve, si pasojë inflacioni i afrohet objektivit të Bankës së Shqipërisë 3%

Inflacioni arrin në 2.1%  në muajin maj, ndërsa një vit më parë kjo shifër ishte 2.0%.  Ky muaj shënon dhe shifrën më të lartë të arritur që nga muaji qershor në vitin 2013, duke iu afruar objektivit të Bankës së Shqipërisë 3%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,10 pikë përqindje .

Më pas vijojnë grupet:

  • Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,55 pikë përqindje.
  • Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje.
  • Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje.
  • Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje
  • Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje
  • Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje.
  • Çmimet e grupeve “Komunikimi”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.
  • Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.

Për më shumë informacion klik këtu

Read more

Mundësi bashkëpunimi, bëhu pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Drurit në Austri

Më datë 30 gusht 2018, në Klagenfurt, Austri, do të organizohet Panairi Ndërkombëtar i Drurit.  Ky panair organizohet nga Dhoma e Ekonomisë në Carinthia, Austri, në bashkëpunim me Rrjetin e Dhomave të reja Alpe Drita si dhe me rrejtin Europian të Ndërrmarjeve.

Kompanitë pjesëmarrëse janë prej rajonit të Evropës Qëndrore, rajoni Alpe-Adria dhe përfaqësues nga autoritet publike në sektorin e ndërtimit të drurit dhe pylltarisë.

Panairi  është i një rëndësie të veçantë, pasi jepen mundësi që kompanitë pjesëmarrëse të krijojnë njohje dhe kontakte bashkëpunimi mes tyre. Kompanitë që do të marrin pjesë do të kenë përfitime të shumta në njohurinë e fushave të drurit dhe mjeteve të pylltarisë, në teknikat e prerjes së drurit, teknikat e përdorimit të sharrave, matja e drurit dhe IT, shëndeti në punë, siguria dhe parandalimi i aksidenteve. Gjithashtu edhe bioenergjia, transporti dhe logjistika.

Pjesëmarrja në këtë event është falas dhe e hapur për të gjithë, me një fokus të vecantë për SME-të.

Për kompanitë që janë të interesuara të marrin pjesë, lutemi klikoni në linkun https://woodfair2018.b2match.io/

Read more

Ekspozita ndërkombëtare “Modexpo 2018”, 15-18 nëntor 2018

Më datat 15-18 nëntor 2018, në Bukuresht, Rumani, do të mbahet edicioni i 26-të i Modexpo.

Modexpo 2018 është ekspozita ndërkombëtare e tekstileve, e rrobave të gatshme, artikujve prej lëkure, gëzofi, këpucëve dhe pajisjeve të industrisë së lehtë. Kjo eshtë një ekspozitë B2B dhe B2C e dedikuar për specialistë dhe audiencë të madhe profesionistësh. Modexpo synon të bëhet një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë tekstile të Rumanisë, që përfaqëson platformën ideale për të nisur dhe shitur prodhime të reja, për të zhvilluar marrëdhënie të reja biznesi dhe për të nënshkruar kontrata. Ky event ka si qëllim të mbështesë kompanitë që aktivizohen në industrinë e lehtë, duke lehtësuar qasjen në tregjet e reja.

Pjesëmarrësit në Modexpo do të jenë: prodhues të industrisë së lehtë, importues, eksportues, projektues, shpërndarës, tregtarë, specialistë, si dhe audienca e përgjithshme.

Për më shumë mbi sektorët e ekspozitës dhe për të qënë pjesë e eventit vizitoni linkun: http://www.modexpo.ro/en/

Read more

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, rriten me 1% në tremujorin e parë krahasuar me një vit më parë

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimit arriti 103,3, duke u rritur me 1,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2017.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit

Rritjen më të madhe e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “Industri nxjerrëse” me 4,5 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 8,0 %.

Në tremujorin e parë 2018, çmimet e prodhimit në aktivitetet e “Industrisë përpunuese” kanë shënuar ulje me 0,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin e “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,8 %, “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 1,2 % dhe “Metalurgjia” me 0,4 %.

Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase arriti 101,0, duke u rritur me 0,7 %, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017.

Indeksi i çmimeve të eksportit arriti 107,3, duke u rritur me 1,0 %, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të prodhimit

Indeksi i çmimeve të prodhimit, në tremujorin e parë 2018, shënoi rritje me 0,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Çmimet e prodhimit, në seksionin ”Industri Nxjerrëse” shënuan rritje me 2,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Çmimet e prodhimit në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” janë rritur me 4,7 %. Çmimet e prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar ulje me 0,8 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin e “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 0,5 %, “Prodhimi i produkteve minerale jo-metalike” me 1,2 % dhe “Metalurgjia” me 2,9 %.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase ka shënuar rritje me 0,8 %. Në këtë rritje ndikim kryesor ka dhënë rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 1,3 % dhe “Industri Nxjerrëse” me 2,8 %. Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar ulje me 0,2 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në seksionin “Industri Përpunuese” me 1,2 %.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Read more

Tryezë teknike sektoriale “Zhvlerësimi i monedhës së huaj dhe ndikimi tek prodhuesit-eksportuesit vendas”

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare ka vijuar me zhvillimin e tryezave teknike ne lidhje me “Zhvlerësimin e monedhës së huaj dhe ndikimi tek prodhuesit-eksportuesit vendas”.

Prodhues/eksportues, ekspertë ekonomikë të pavarur janë bërë bashkë në këtë tryezë për të analizuar situatën, cilat janë shkaqet, pasojat dhe humbjet, cilat shoqëri po rrezikojnë më shumë nga kjo situatë e cila po i çon deri në falimentim të biznesit të tyre.

Tryezat teknike në lidhje me këtë problematikë do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim deri sa Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë të dal me një qendrim zyrtar dhe për t’i kërkuar Qeverisë shqiptare ndërmarrjen e masave për stabilizimin e situatës.

[slider style=”flat” category=”Tryezë teknike sektoriale Zhvlerësimi i monedhës së huaj” orderby=”date” order=”ASC”]

 

Read more