info@prodhuesit.org

Sot, 31 korrik 2018, afati i fundit për dorëzimin e vendimit për destinimin e fitimit pas tatimit

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ditën e sotme, datë 31 korrik 2018, shoqëritë tregtare dhe personat fizikë kanë afati i fundit për dorëzimin e vendimi të organit përgjegjës/vendimin e personit fizik për destinimin e fitimit pas tatimit.

Shoqëritë tregtare, brenda një periudhe 6 mujore, nga data e mbylljes së vitit financiar, kanë marrë vendimin për rezultatet financiare të vitit paraardhës dhe destinimi i fitimit pas tatimit, duke përcaktuar në vendim destinimin e fitimit pas tatimit.

Në vendim, përcaktohet shuma e rezervave ligjore, pjesa që do të përdoret për investime ose për shtesë kapitali, si dhe pjesa që do të shpërndahet në formë dividendi.

Ky vendim dorëzohet elektronikisht në organet tatimore.

Read more

Dokumentet që nuk duhet të dorëzohen më në zyrat e administratës publike

Bizneset nuk do të duhet të paraqiten më pranë zyrave të administratës publike për të dorëzuar një sërë dokumentesh.

Tashmë biznesi përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë mund të tërheq këto dokumenta:

  • Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
  • Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
  • Vërtetim për pagesë detyrimesh
  • Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
  • Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
  • Ekstrakt i thjeshtë
  • Ekstrakt historik
  • Vërtetim për regjistrimin e investitorit
  • Certifikatë regjistrimi
  • Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti

 

Read more

Bëhuni pjesë e Panairit të Ndërtimit, 26 – 28 tetor 2018

Në datat 26 – 28 tetor 2018, në Expocity Albania do të organizohet Panairi i Ndërtimit- Ndërtim, Arkitekturë dhe Planifikim.
Ky panair është konceptuar që të dimensionohet në një hap më tej në rrugën e suksesit dhe për tu bërë pjesë e zhvillimeve të industrisë së ndërtimit, botës së arkitekturës dhe planifikimit urban në nivel kombëtar edhe rajonal.
Duke qenë se kjo industri përfaqëson një nga motorët dhe promotorët kryesorë të zhvillimit ekonomik në Shqipëri, në këtë panair do të marrin pjesë markat më të mira të industrisë së ndërtimit, së bashku me një numër të madh të subjekte dhe profesionistë të arkitekturës, planifikimit urban dhe real.
Ekspozuesit do të prezantojnë produktet dhe teknologjitë më të reja në çdo sektor të kësaj industrie të renditura si më poshtë:
1. Materiale Ndërtimi
2. Materiale për infrastukturë
3. Struktura dhe profile metalike
4. Finture
5. Mobileri dhe aksesorë të ndërtimit
6. Pllaka dhe parkete
Për më shumë informacion vizitoni linkun: Pananiri i Ndertimit Arkitektures dhe Planifikimit Urban 2018

Read more

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2018 është 2,1 %.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,7 %, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,4 %;
  • “Veshje dhe këpucë” me 3,0 %;
  • “Transporti” me 2,6 %;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 2,2 %;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,0 %;
  • “Shërbimi arsimor” me 0,9%;
  • “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 % secili;
  • “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5%, etj.

Në muajin Qershor 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,1 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupeve “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3 % secili, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 0,5 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Transporti” me 0,2 % secili. Në grupet e tjera nuk pati ndryshime krahasuar me muajin e mëparshëm.

Për më shumë informacion, lutemi klikoni këtu

Read more

TVSH te biznesi i vogël, sot datë 16 korrik afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së thjeshtuar

DPT, dëshiron të sjellë në vemendje të tatimpaguesve, që janë përfshirë për herë të parë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-së), detyrimin për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar, brenda datës 16 Korrik 2018.

Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi dhe për këtë qëllim ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore .

Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte  ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: www.tatime.gov.al

Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, mund të klikoni në linkun: https://bit.ly/2LckDFJ

 

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin Qershor 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2018, krahasuar me Maj 2018, është -0,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,25 pikë përqindje;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,59 pikë përqindje;
  • “Transporti” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje;
  • “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje;
  • “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,11 pikë përqindje;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje;
  • “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje;
  • “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili;
  • “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje;
  • “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje;

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Qershor 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,2 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3,3 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Transporti” me 3,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 22,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 2,9 %, “vajra dhe yndyrna me 2,5 %, “fruta” me 0,9 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 0,6 %.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Maj 2018, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 0,5 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,3 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” shënuan një rritje prej 0,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpuce” 0,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 % secili.

Read more

Data 10 korrik, afati i fundit për deklarimin e librave, për tatimpaguesit e vegjël të përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një njoftim zyrtar të saj, kujton tatimpaguesit e vegjël me qarkullim nga 2 deri në 5 milionë lekë, të përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018, se nesër datë 10 korrik 2018, është afati i fundit i deklarimit të librit të shitjes dhe blerjes.

Të gjithë subjektet që kanë nevojë për asistencë gjatë këtij procesi, mund të vizitojnë “Këndin e Asistencës”, i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore (13 kënde efektive).

Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër  pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte  ora 08:30-18:00 dhe e premte  ora 08:30-16:00.

Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të Librit të Shitjes dhe Blerjes, mund të klikoni në këtë link:https://bit.ly/2Kj30HM

 

Read more

“Politika, biznesi dhe ekonomia”

Ndërsa Shqipëria përfshihet në vendet me indeksin më të ulët ekonomik, rritja ekonomike që ka vijuar në rënie  nga 3.9% që ishte vitin e kalur në 3.5 % vitin e ardhshëm, e ndërsa pritet të miratohet ditën e hënë paketa fiskale, në misionin “Ekopolitika” të Ora News, ishte i ftuar Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra.

Mes tematikave të diskutimit sesi politika po ndikon në klimën ekonomike, gjendjes së tanishme të saj dhe ndikimi i i reformave, apo burimeve që financojnë ekonominë e tanishme, Arben Shkodra foli edhe për probleme të tjera të lidhura me sektorin e prodhimit, i cili sipas tij është lënë në harresë prej politikave.

“Unë jam pjesë e sektorit të prodhimit, sektor i cili është lënë pa konsideratë prej politikave në 30 vite. Çdo sipërmarrës është aty ku është sepse është bërë vet. Nuk shoh asnjë lloj lehtësimi që prej krijimit të një subjekti prodhues”, u shpreh z. Shkodra për Ora News.

Më tej ai vazhdoi me problematika të tjera lidhur me taksat dhe markën “Made in Albania”, për të cilën Qeveria nuk po krijon kushtet e duhura për ta mbështetur atë.

“Taksat janë njësoj me inportuesin. Nuk kanë bërë lehtësimie për “Made in Albania” me të cilën krijohet një pasaport.  Lufta e madhe sot bëhet që çdo shtet të përhap produkete e veta, ndërsa në Shqipëri nuk po ndodh kjo.”, tha Arben Shkodra.

Ndërsa u ndal edhe te Partneriteti Publik-Privat (PPP), ai tha se problemi qëndron tek paaftësia e qeverisë për ta menaxhuar. Sipas tij, duhet krijuar një kulturë e re, pasi qeveritë që ndërrohen punojnë me po të njëjtat biznese dhe praktika.

“Duhet të dalim nga situata e tanishme sepse në momentin që vjen qeveria e re, ajo punon me po të njëjtat biznese dhe me po të njëjtat praktika. Problemi është disbalanca midis propozimeve të qeverisë dhe të anës tjetër. Kjo tregon paaftësinë e qeverive për të menaxhuar PPP.”, shprehet ai, ndërsa për investimet shprehu se “është nevojë e menjëhershme për një observator për të matur efektet e politikave publike dhe impaktit të tyre”.

Përsa i përket paketës fiskale të krijuar në mesin e këtij viti, Arben Shkodra tha se prej tyre është bërë kërkesë për diskutim me qëllim krijmin e një paketë të re fiskale e cila së paku nuk do të ndryshojë për pesë vite, pasi ndryshimet e vazhdueshme rrisin edhe risqet.

“Ne i kemi ftuar të ulemi në diskutim për të hartuar një paket fiskale. Kërkesa jonë e fortë është që duam të bëjmë nga fillimi në mënyrë integrale ligjin për proceduart tatimore dhe të kemi një pakt politik që të paktën për pesë vite mos të ndryshojë.”, u shpeh ai.

Ndërsa sjell shembullin e vendeve të rajonit që po luftojnë në lehtësimin dhe përhapjen e markës “Made in Country”, z. Shkodra tha se paketa e tanishme fiskale është për ato biznese që duan të përfitojnë dhe jo për pjesën tjetër.

“Kjo është paket fiskale për ato biznese që duan të përfitojnë, por për pjesën tjetër është kuturu.”, deklaroi ai.

Në fund ai cilësoi se paketa e re fiskale, e cila pritet të miratohet të hënën në seancën plenare, e cilësoi të gabuar dhe se nuk u është lënë kohë e mjaftueshme për ta diskutuar.

“Kjo është një gjë e gabuar që do të na rëndojë. Nuk do të ketë kohë për konsultime teknike dhe nuk do krijohet mundësia për një material të mirë.”, përfundoi ai.

Për më shumë klikoni këtu

Read more

Qumështi dhe Nënproduktet e tij, 2017

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2017, sasia e qumështit të grumbulluar është rreth 131 mijë ton, duke shënuar rritje me 4,99 %, krahasuar me vitin 2016.

Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 110 mijë ton, duke shënuar një rritje me 6,55 %, krahasuar me 2016. Sasia e grumbulluar e qumështit të deles është rreth 13 mijë ton, duke shënuar një rritje me 1,54 %, krahasuar me një vit më parë. Sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 9 mijë ton, duke shënuar një rënie me 8,04 %, krahasuar me vitin 2016.

Në vitin 2017, sasia e qumështit të prodhuar për konsum është rreth 13 mijë ton, në rritje me 21,64 %, krahasuar me 2016. Ndaj sasisë gjithsej të qumështit të prodhuar në vitin 2017, qumështi gjysëm i skremuar përbën rreth 17,20 %, qumështi i plotë i përpunuar 79,34 %, qumështi i papërpunuar 2,92 % dhe qumështi i skremuar 0,54 %.

Nënproduktet e qumështit

Sasia e prodhuar e djathit sipas llojit të qumështit në vitin 2017 u rrit me 2,87 %, krahasuar me një vit më parë. Sasia e djathit të përpunuar pësoi një rënie me 24,02 %, ndërsa prodhimi i gjalpit shënoi një rritje me 6,55 %, krahasuar me një vit më parë.

Read more