info@prodhuesit.org

Panairi Rajonal i Gjilanit, 26- 27-28 shtator 2018

Më datat 26- 27-28 Shtator 2018, Ambasada e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë dhe Komunën e Gjilanit, do të organizojnë Panairin Rajonal të quajtur “Panairi i Gjilanit”, Gjilan, Kosovë.

Në këtë panair janë ftuar të marrin pjesë rreth 120 biznese të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës etj.

Panairi i Gjilanit ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet ndërmarrësve nga rajoni i gjerë si dhe inkurajon konkurrueshmërinë e NVM-ve të cilat konsiderohen si shtysë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Gjithashtu ky panair, ofron mundësinë për të promovuar secilin biznes, pasi do të ketë një gamë të gjerë sektorësh, përfshirë këtu sektorin e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, hortikulturës, apikulturës, frutave të malit dhe bimëve mjekuese dhe artizanateve etj.

Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës do të kenë mundësi për të për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre vendore në këtë panair i cili ka karakter komercial dhe mbarëkombëtar.

Ky panair, i pari në llojin e vet, do të ketë dhe një hapësirë për grupe artistike dhe sportive, në mënyrë që të bëhet sa më tërheqës, jo vetëm për qytetarët e Gjilanit por për të gjithë qytetarët që e vizitojnë atë.

Meqenëse panairi shihet mjaft me interes ftohen 50 kompani shqiptare të marrin pjesë. Informojmë se bizneset kanë të mbuluar koston e fjetjes dhe të stendës që do të bëhet reklamimi i produkteve.

 

Read more

“Textile, Leather & Fashion Expo 2018”, 19-20 Tetor

Në datat 19-20 Tetor 2018,  do të zhvillohet panairi i parë dedikuar industrise tekstile, kepuceve dhe asaj te modes “Textile, Leather & Fashion Expo 2018”, organizuar nga Expocity Albania.

Synimi i këtij organizimi është të fokusohet në potencialin e industrisë tekstile, të këpucëve dhe asaj të modës në tregun shqiptar, rajonal e më gjerë dhe në rritjen e bashkëpunimit në tregun rajonal. Stimulimi i bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja i hap rrugë zhvillimit të mëtejshëm të industrisë duke sjellë gjithashtu vëmendjen tek përmirësimi i kushteve të punës, bazuar në standartet ndërkombëtare. Tendenca e tregut evropian është rritja e kërkesës për bashkëpunim me vendet me origjine evropiane specifikisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Sektori i tekstileve dhe këpucëve është një sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe luan një rol vendimtar në mirëqënien sociale dhe ekonomike në disa rajone të vendit.

Ftohen kompani shqiptare të marrin pjesë në këtë panair i cili paraqet një mundësi të shkëlqyer për krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteve me kompanitë më prestigjioze në fushën e tekstileve, këpuceve  dhe modës. Gjithashtu, kjo platforme ofron kushtet optimale për prezantimin dhe promovimin e mëtejshëm të kompanive në tregun shqiptar dhe atë rajonal, prezantimin e shërbimit, produkteve dhe gjithashtu edhe teknologjive me inovative të sektorit.

Vendi: Expocity, Shqipëri

Read more